O baba koak Shiko më të madhe

O baba koak

Bernardo Atxaga A-007245

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Obabakoak është një roman vezullues, i paparashikueshëm për jetën në Obaba, një fshat bask i largët dhe ekzotik. Babai i i një djaloshi ende në bankat e shkollës, një inxhinier i njohur minierash, e rrit të birin me trillime mbi jetën që e pret, një ambientalist i pafat shpëton përditë hardhuca të padëmshme ndërsa një mision shpëtimi i një ekspedite zvicerane për ngjitje malore në Nepal, përfundon në mënyrë fatale.

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Aleph
ISBN9789928323149

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Obaba banohet nga njerëz të thjeshtë, por edhe intelektualë, nga barinj dhe nxënës çapkëne shkolle, ndërsa të gjithë, që nga një shur për nxënë e deri tek një xhuxh i kulturuar, por i urryer, që enden nëpër faqet e këtij libri të çuditshmë. Trazimet që ndihen nga një rrymë e errët e cila rrjedh ndën jetën e atyshme, përzihen me çastet plot humor të mençur në këtë kolazh verbues historish, thashethemesh, fragmente ditaresh dhe teorish letrare, të gjitha të bëra bashkë nga zëri i veçantë, i shtruar, ironik i te madhit Bernardo Atxaga. Obabakoak është një vepër e paharrueshme nga një romancier i madh ndërkombëtar, të cilin e famshmja The Observer, e renditi ndër njëzetë e një shkrimtarët më të mirë të shekullit XXI.

Reviews

"Atxaga e mban gjithë vëmendjen tek zeja e tij e kulluar, te kontrolli plotë që ai shfaq kudo në vepër".

- The Independent

"Atxaga është shkrimtar i shkëlqyer novator... ai e kupton saktë natyrën e rrëfimit dhe është njëkohësisht mjaft tërheqës dhe plot humor të vrazhdë."

- A.S. Byatt

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe327
ISBN9789928323149
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë