Cmim i reduktuar! Martin Iden Shiko më të madhe

Martin Iden

Xhek London A-003964

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Martin Iden ishte dhe mbetet një roman intim edhe për këtë fund të parashikueshëm në pamjen sipërfaqësore të gjërave, por logjik në kontekstin e krizës së besimit ku përfshihet protagonisti. Ne kujdeseshim kur flisnim për të. Sepse ai kishte vdekur. Ai që personifikonte mrekullinë e punës dhe tragjedinë e famës. Ky roman vjen në shqip falë përkthimit mjeshtëror nga Shaban Demirajt, i cili ishte i ri, nuk ishte bërë ende profesor kur u ul dhe përktheu këtë libër në vitin 1959.

Më shumë detaje

485 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789992774789

900 Lekë

-10%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Lindur në San Francisco, Kaliforni, më 12 janar 1846, ai, sipas disa biografëve ishte biri i paligjshëm i një astrologu ambulant irlandez i cili nuk e njohu asgjëherë. E ëma , Flora Wellman, e bija e një shpikësi nga Ohio, kur ai ishte akoma 8 muajsh u martua me një fshatar të ve. Jack (Xheku), u rrit prej nënës së tij dhe njerkut, John London (Xhon London) nga i cili mori dhe mbiemrin që përdori përgjithmonë.

Mbaroi shkollën fillore më 1889 dhe në pak vite ndërroi dhe kreu shumë lloj punësh shpesh dhe jolegale në molet e Oaklandit dhe rrugët e San Franciskos. Shumë shpejt u gjend i përzier me shoqëri kondrabandistësh dhe hajdutësh. Punoi si llustraxhi, si gazetashitës trotuaresh, si gjuetar fokash dhe si marinar në anije balenash.U kthye pastaj në Oakland për të vazhduar studimet në Oakland High School, ku dhe mori pjesë në redaksinë e gazetës shkollore "The Aegis".

Më 1896 arriti të hyjë në Universitetin e Kalifornisë të cilin e braktisi pastaj një vit më vonë për arësye financiare.Në korrik të po atij viti u nis për Klondike, me ekspeditat legjendare të floririt.Në këtë rajon të Alaskës, Jack London shkruajti pastaj tregimet e tij të para të suksesshme.

London arriti të shkruajë, në një periudhë 15 vjeçare, 49 vëllime librash të çdo lloji, duke u bërë kështu shkrimtari më i famshëm dhe gjithashtu edhe më i paguari i atij pesëmbëdhjetëvjeçari (1904-1916).

Por veprat që e bënë të pavdekshme famën dhe stilin e tij janë romanet me aventura: "Kushtrimi i të parëve",(1903), "Ujku i Detit", (1904), "Dhëmbi i Bardhë", (1906); romani autobiografik: "Martin Eden" dhe ai fantastiko-politik: "Thembra e Hekurt".Vdiq, (mendohet të jetë vetëvrarë i shkatërruar nga alkooli), në moshën 40-vjeçare në Glen Ellen, Sonoma County, Kaliforni më 22 nëntor 1916.

Proza e tij mbetet një nga më të fuqishmet në antologjinë amerikane dhe jo vetëm. Ishte dhe mbetet shkrimtari anglo-sakson më i përkthyer në gjithë botën, sidomos në Evropë. London ishte një shkrimtar me ide socialiste, por shumë romantik, naive, konfuze dhe kontradiktore. Megjithatë vepra e tij gjeti përhapje shumë shpejt në Bashkimin Sovjetik, në vëndet e kampit socialist si dhe në Shqipëri.

Nga ana tjetër, bindjet e tij për nevojshmërinë e egzistencës së "racës superiore", u gjetën të vlefshme dhe patën sukses edhe në letërsinë për fëmijë dhe të rinj në Gjermaninë e Hitlerit apo edhe në Italinë fashiste në vitet '20 dhe '30. Në të gjitha këto vënde, regjimet në fuqi ditën t'a interpretonin "ngatërresën" e ideve londoniane dhe t'a shfrytëzonin në interes të politikës së tyre.

Të dhëna

Faqe496
ISBN9789992774789
Viti i Botimit2002
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiShaban Demiraj
RomanSagë&Histori