Mos e vrisni mendjen per gjera te vogla dhe te gjitha jane gjera te vogla Shiko më të madhe

Mos e vrisni mendjen per gjera te vogla dhe te gjitha jane gjera te vogla

R. Carlson A-003955

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në librin "Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla", që është bestseller ndërkombëtar, Richard Carlson u tregoi miliona lexuesve se si të mos lejonin që gjërat e vogla në jetë t'u prishnin lumturinë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789995638996

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

...ekziston një mënyrë tjetër se si e vendosim lidhjen me jetën - një mënyrë më e butë, më shumë e dobishme e cila e bën jetën të duket më e lehtë dhe njerëzit e përfshirë në të më shumë të kuptueshëm. Kjo "mënyrë tjetër" e të jetuarit përfshin të zëvendësosh shprehitë e vjetra të "reagimit" me shprehi të reja të perspektivës. Këto shprehi të reja na mundësojnë për të pasur një jetë më të larmishme dhe më bukur. Për më shumë se një dekadë kam punuar më klientë dhe i kam ndihmuar ata t'i afrohen jetës në mënyrë të pranueshme. Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi. Metodat të cilat do t'i lexosh, janë të provuara si shumë të suksesshme nga klientët dhe lexuesit e mi për shumë vite me radhë. Ato, gjithashtu, prezantojnë mënyrën që mua më pëlqen t'i afrohem jetës time: në shtegun më me pak rezistencë. Çdo metodë është e thjeshtë dhe e plotfuqishme dhe do të veprojë si busull orientimi për të çuar në drejtimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të një jetese më të lehtësuar nga stresi. Do të shikosh se shumë nga metodat do të aplikohen jo vetëm në ngjarje të veçanta, por edhe në sfidat më të vështira të jetës. Kur nuk "e vret mendjen për gjëra të vogla" jeta nuk do të jetë e përsosur, por do të mësosh të pranosh atë çfarë jeta të ofron me sa më pak rezistencë. Sikurse thuhet në filozofinë Zen, kur të mësosh "t'i lësh të kalojnë problemet" në vend që t'u rezistosh me të gjitha fuqitë, jeta jote do të fillojë të rrjedhë lirshëm.

Të dhëna

Faqe256
ISBN9789995638996
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë