Më lehtë nga sa mendoni Shiko më të madhe

Më lehtë nga sa mendoni

R. Carlson BOG0007

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në librin "Më e lehtë nga se e mendoni", Carlsoni na tregon se duke ndërmarrë ndryshime të vogla, por shumë të efektshme mund ta vëmë jetën në rrjedhën e duhur.

Më shumë detaje

6 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
Fletët210
ISBN9789928560587

600 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Të gjithë ne kërkojmë mënyra të ndryshme për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh. Dhe ato janë "Më të lehta nga se e mendoni". Në librin "Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla", që është bestseller ndërkombëtar, Richard Carlson u tregoi miliona lexuesve se si të mos lejonin që gjërat e vogla në jetë t'u prishnin lumturinë. Në librin "Më e lehtë nga se e mendoni", Carlsoni na tregon se duke ndërmarrë ndryshime të vogla, por shumë të efektshme mund ta vëmë jetën në rrjedhën e duhur. Me mënyrën fantastike të dhënies së këshillave nëpërmjet historive, Carlson na sugjeron tridhjetë e nëntë mënyra të vërtetuara që tregojnë se si një ndryshim fare i vogël mund të bëjë një dallim të madh dhe të rëndësishëm në jetën tonë. Autori ndërkombëtar bestseller, Richard Carlson, na tregon edhe njëherë se për të përmirësuar mënyrën e jetesës nuk është aspak e vështirë. Ai i minimizon të gjitha fushat e vështira në jetën tonë, që nga puna e deri tek marrëdhëniet me familjen, miqtë, që nga të ardhurat e deri tek mirëqenia jonë fizike. Në këto dhe çështje të tjera na jep këshilla të mençura, të vërtetuara dhe praktike, duke i paraqitur në 39 mënyra ku të gjithë ne mund të ushtrojmë vetëkontroll gjatë jetës së përditshme. Duke bërë ndryshime të vogla, si për shembull të besojmë se shpresa ka një fuqi të madhe që mund të na e ndryshojë jetën, të mos i fajësojmë gjithmonë të tjerët dhe të kursejmë për ditë të këqija, shumë shpejt do të mësojmë se është "Më lehtë nga se mendoni" për të marrë më të mirën nga ç'na ofron jeta jonë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët210
ISBN9789928560587
V. Bot2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë