Mitsi Valaka NER0001
Libër i ri
“Dashuria nuk është e pamoralshme, është një perëndi që e kërkon, që e mohon, dhe sa më shumë e mohon, aq më tepër e zbulon pranë vetes, brenda teje. Është një perëndi që e beson dhe e ndjek nga pas, pavarësisht nga adhurimi që përzgjedh. Nuk ka adhurim të moralshëm dhe adhurim të pamoralshëm. Dashuria është si fetë, ku çdo formë adhurimi është e respektuar”- Këtë leksion na jep Mitsi Valaka në romanin që po ndajmë me lexuesin
105 Artikuj
Shtëpia Botuese | NERAIDA | |
ISBN | 9789995644369 | |
Ok, titulli i këtij libri është shumë tundues. Është fiks një titull ‘kurth’ për ta bërë lexuesin t’i futet me kokë këtij libri. Duke qenë se në pjesën e prapme të kopertinës, nuk ka asnjë përmbledhje, iu afrova njërës prej punonjëseve për ta pyetur rreth librit. “Libër shumë interesant”, u përgjigj ajo. S’do mend që titulli ta imponon këtë përcaktim ‘interesant’. Isha përsëri në mëdyshje. Komenti i punonjëses nuk më ndihmoi aspak. Në fund, rrezikova. E mora me vete në shtëpi. Që në faqet e para lexuesi paralajmërohet se historia e rrëfyer është nga ato ‘delikatet’, nga ato ku mundësia e pozicionimit të lexuesit-ta shohë historinë në një kah- është e madhe. Ashtu sikurse rrëfen pjesëza e shkëputur nga libri, dashuria është si fetë, ku çdo formë adhurimi është e respektuar, tërthorazi lexuesi njihet me forma jo të zakonshme të të dashuruarit, dhe i kërkohet t’i respektojë dhe të shijojë romanin.
Janë historitë e dashurisë së trekëndëshit, Sofia- Dioni- Kiveli. Pas humbjes së bashkëshortit, Sofia mëson se ai kishte një lidhje jashtë martese. Ajo quhet Kiveli, avokate në profesion, diametralisht e kundërt me Sofian, por që i lidh një nyjë e rëndësishme. Angjelo, burrin të cilin ato e ndanë për disa vite- ndonëse vetëm Kiveli e dinte ekzistencën e Sofias, kjo e fundit shumë më vonë. Nga njëra anë një grua e bukur që kërkon të hakëmerret në çdo formë ndaj burrit të saj tashmë të vdekur. Nga ana tjetër një grua e fortë që kërkon në çdo skaj kujtimet e dashnorit të saj, çdo qoshe dhe hapësirë ku ai ka lënë hijen e vet. Njëra avokate e tjetra parukiere. Ja si e rrëfen Mitsi formëm që merr dashuria në dy ambjente dhe personalitete të ndryshme, si Sofia dhe Kiveli: Në parukeri për gratë që zbukurohen dashuria është një premtim, një flakë që përpiqen ta mbajnë gjallë. Dashuria këtu është e gjallë. Kurse në paditë e klientëve të Kivelit dashuria është e vdekur. Sofia përpiqet të përdorë me mjeshtëri rolin që ka më punën e saj për ta ushqyer dashurinë. Kurse Kiveli përpiqet të përdorë me mjeshtëri vdekjen e dashurisë, ajo është mjeku ligjor sipër kufomës së dashurisë. Në mjedisin e Sofias dashuria është festë. Në mjedisin e Kivelit dashuria është ndëshkim, është përcaktim dëmesh…
Të dyja gratë bëhen mikesha shumë të ngushta. Afeksion motrash. Po, po! Ato bashkëjetojnë për një kohë të gjatë duke ndarë kujtimin e një dashurie të madhe. Ndonëse në forma të ndryshme. Sofia lidhet me mikun më të mirë të Angjelos- ish burrit të saj të vdekur-, Kiveli rikthehet tek dashuria e saj e lënë gjysmë shumë vite më parë, Jorgo. U zgjata në përshkrimin e historive të këtyre dy grave, pasi ato janë një kalim i rëndësishëm për të njohur, personazhin që dominon në të shumtën e historisë, Dioni. Dioni është e bija e Sofias dhe Angjelos, si dhe Taqi djali i tyre. Për Kivelin ajo është ‘amaneti’ që i ka lënë Angjelo. Për Sofian vajza që nuk I ngjau në asnjë apekt. Ajo ka qenë një vajzë e mbyllur në vetvete e strukur poshtë në batanijen e saj për t’u fshhur nga bota, dhe nga shkëlqimi i së ëmës. Tanimë ajo është rritur, dhe përjeton një histori dashurie më Stefanon një djalë me botën e tij të sirenave, të cilën e projekton edhe në marrëdhënie me Dionin, që nga shtrati prej uji që i sillte atij oqeanin gjatë momenteve erotike,e deri tek pikturat e Dionit përshtatur si sirenë që mbushnin muret e shtëpisë. Lidhja e tyre merr fund. Dioni vendos të ndjekë studimet për juridik-avokati, në Strasburg. Aty shoqërohet me disa meshkuj pjesë e një grupi të quajtur ‘Papi’- festa të organizuara nga meshkuj në moshë të madhe dhe poste drejtuese që kërkojnë shoqërinë e femrave. Kalon në një dashuri të dytë, me një nga papi-t. Ai quhet Jorgo. Po, është i njëjti me dashurinë e shkuar të Kivelit, dhe këtu romani hyn në valen e një telenovele ku lexuesit e kuptojnë situatën dhe presin momentin kur personazhet do e marrin vesh.Rradhën e Jorgos e zë Stavro, një tjetër papi, për t’u rikthyer në fund tek dashuria e parë. 5 vjet më pas rigjen Stefano-n. Loja e titullit është loja e simboloit të fustanit të bardhë që kurorëzon martesën.
Fundin e romanit Dioni e mbyll kështu : Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie. Pëlqej më shumë një fustan me ngjyrë blu të thellë, si ajo e oqeanit…
Faqe | 400 |
ISBN | 9789995644369 |
Titulli origjinal | NERAIDA |
Viti i Botimit | 2012 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Kleo Lati |
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...