I ri At Zef Pllumi Shiko më të madhe

At Zef Pllumi

Sabri Hamiti FRA0094

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Studiuesi I njohur Sabri Hamiti risjell botimin monografik për At Zef Pllumin të ripunuar. Ai I ka shtuar edhe tre kapituj botimit të parë që bëri në vitin 2013 tek Shtëpia Botuese Albas. Njëherësh është një rishikim I veprave të plota të françeskanit të madh, të cilat janë bërë të njohura për lexuesit gjatë vitit 2018.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Franceskane
ISBN9789995697709

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Esetë për veprën e At Zef Pllumit të rënditura në dhjetë kapituj përbënin librin tim Zef Pllumi që doli për herë të parë tek botuesi Albas, në Tiranë në vitin 2013. Ato ishin ese që merreshin me karakterizimin e shkrimtarisë së tij, intepretimin e veprave të veçanta të kategorive shkrimore të ndryshme, cilësimin e ligjëratës së tij letrare, duke synuar në fund edhe sistematizimin strukturor të ideve të autorit; të gjitha të shkruara pas shkuarjes së At Zef Pllumit në amshim. Pata thënë edhe atëherë që ky libër mbetej I pambaruar, I papërfunduar. Dhe këtij mendimi I mbetem besnik edhe tash për dy arsye: Vepra e Pllumit frymëzon për lexime të reja e të përsëritura. Po ashtu, vepra e Pllumit ende nuk është botuar e tëra, ka ende dorëshkrime.

Tashmë janë edhe tri ese të reja që merren me tri vepra të tjera të autorit: Poema antiepike (2001; “Para njëmijë vjetëve (2003) dhe Dhjetë vjet liri (2007) që në trajtën e dy kapitujve të fundit I shtohen strukturës së librit në formatin e parë.

Si një tërësi e re, e plotësuar, tani kjo vepër mund të konsiderohet botim I dytë I plotësuar. Nuk e di nëse do të kem kohë edhe fatin që një ditë këtij libri të kem mundësi ti shtoj qoftë edhe një kapitull tjetër. Më mban shpresa përderisa nuk e kam harruar konstatimin e thënë: kryeveprat e At Zef Pllumit do të lexohen dhe rilexohen.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe136
ISBN9789995697709
Viti i Botimit2018
VendodhjaShkodër
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri