I ri Ne mbreterine e akullit Shiko më të madhe

Ne mbreterine e akullit

Hampton Sides BUE0609

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

HAMPTON SIDESNË MBRETËRINË E AKULLITNë fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, njerëzit ishin të magjepsur pas një prej zonave të fundit të pashënuara të globit: Polit të Veriut. Askush ...

  • Online

Më shumë detaje

47 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928036414

1 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

NË MBRETËRINË E AKULLIT

Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, njerëzit ishin të magjepsur pas një prej zonave të fundit të pashënuara të globit: Polit të Veriut. Askush nuk dinte çfarë fshihej përtej fortesës së akullt që rrethonte detet Arktike. Xhejms Gordon Benet, i rib, pronari jashtëzakonisht i pasur i gazetës The New York Herald, financoi një ekspeditë zyrtare detare amerikane për të arritur Polin e Veriut, duke zgjedhur ši udhëheqës një oficer të ri të quajtur Xhorxh Uashington De Long.

Më 8 korrik 1879, anija Zhaneta u nis nga San Francisko nën brohoritjet e turmave. De Long drejtoi një ekip prej 32 burräsh në ujëra të pa eksploruara. Pasi kaluan në veri të ngushticës së Beringut, ata u bllokuan nga akulli i dendur. Dy vjet pas nisjes, trupi i anijes u dëmtua fatalisht dhe Zhaneta u fundos në fund të Oqeanit. Arktik. Burrat mbetën të braktisur mbi kapakun e akullt, pothuajse një mijë milje në veri të Siberisë, me vetëm tri varka të hapura dhe pak furnizime.

Kështu nisi marshimi i tyre i gjatë dhe i kobshëm përmes detit të ngrirë, një përpjekje që renditet ndër historitë më të mëdha të mbijetesës në histori. Përballë gjithçkaje, verbimit nga bora, ngricave, stuhive të egra dhe labirinteve të pafundme prej akulli, ekspedita luftoi me çmendurinë dhe urinë, duke u përpjekur me dëshpërim të arrinte brigjet siberiane.

Duke u bazuar në një pasuri korrespondence të papublikuar dhe në udhëtimet e tij përmes Arktikut Siberian, autori Hampton Sides sjell një rrëfim epik që ringjall një histori klasike aventureske amerikane me gjithë kthesat dhe tensionin e një thrilleri.

"Një liber i shkëlqyer në çdo

Një thriller i mrekullueshëm, bazuar në histori të vërtetë.".

Të dhëna

Faqe507
ISBN9789928036414
Viti i Botimit2025
GjuhaShqip
StatusiI ri
PërkthyesiBlendi Salaj