I ri 12 rregulla per jeten - nje antidot ndaj kaosit Shiko më të madhe

12 rregulla per jeten - nje antidot ndaj kaosit

Jordan B. Peterson A-006476

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Bashkoju kujt ka gjetur tashmë frymëzim dhe udhërrëfim te mësimet e dr. Peterson-it. Zbulo në këtë libër me fuqi të pazakontë rregullat sa të thjeshta aq edhe të thella për të ftilluar vetveten, për të vënë shtëpinë në rregull dhe për të mbarësuar botën duke mbarësuar më së pari veten.

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

“Figura atërore” që spikat YouTube-it është zëri i arsyes, që një brez i tërë e ka pritur me etje ta dëgjojë.

Në vitin 2017 dr. Jordan B. Peterson u bë njëri prej mendimtarëve publikë më popullorë në botë, dekada pasi u kishte shërbyer klientëve të tij si psikolog klinik dhe kishte frymëzuar studentët e tij si profesor i dëgjuar në Universitetin e Harvardit dhe atë të Torontos. Leksionet e tij në YouTube që ravijëzojnë lidhjet e thella midis neuroshkencës, psikologjisë dhe rrëfenjave më të vjetra të njerëzimit tërheqin mbi njëqind milionë shikues prej mbarë botës, ashtu siç bëjnë edhe kumtet e tij sa të prera aq edhe të nuancuara për përgjegjësinë personale dhe kuptimin që ajo i dhuron jetës. Në një kohë ndryshimesh të papara, kur strukturat familjare vijnë e shkërmoqen, edukimi degjeneron në indoktrinim dhe shoqëria politike polarizohet rrezikshëm, 12 rregulla për jetën ofron një antidot: të vërtetën – atë të vërtetë tejet të moçme, që u ndih problemeve moderne të jetës.

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort aftësinë për të përqendruar vëmendjen, saqë e adhuronin si të ishte perëndi. Peterson-i diskuton këtu për disiplinën, guximin dhe domosdoshmërinë e të menduarit të kthjellët e të sinqertë, duke i distiluar ashtu zbulimet e shkencës dhe kumtet e miteve të mëdha të botës në dymbëdhjetë udhëzime të thella, që të rrëfejnë si të jetosh për së mbari brenda rregullit dhe kaosit të jetëve tona.

REVIEW

‘Një nga mendimtarët më të rëndësishëm që është shfaqur pas shumë vitesh në skenën botërore.’ SPECTATOR.

“Jordan Peterson-i është mendimtari kanadez më i rëndësishëm dhe më ndikues qysh prej Marshall McLuhan-it. Fama dhe ndikimi i tij ndërkombëtar vijojnë të rriten eksponencialisht. Sinteza e guximshme ndërdisiplinore e Peterson-it që rrok psikologjinë, antropologjinë, shkencat politike dhe religjionin krahasues po mpiks gjedhen e një universiteti të vërtetë humanist të së ardhmes”.

Camille Paglia

 “12 rregulla për jetën e Jordan Peterson-it qëllon bash në shenjë – prej shtjellimit të shkallares së thellë-ndërkallur hierarkike që na motivon vendimmarrjen, te ngritja e pyetjeve sa të nevojshme, por edhe ndonjëherë politikisht jopopullore për jetën, e deri te parashtrimi i mënyrave që ta mbrothësojnë. Sikur kaq të mos mjaftonte, njëzet faqet e para të vizatojnë një përmbledhje të tillë të psikologjise evolucionare që të lë pa frymë”.

Howard Bloom, autor i ‘Parimit të Luciferit’

“I prerë, por i dhembshur... Peterosn-i flet ashtu sikurse gjithnjë do të kisha dashur që im atë ta bënte... Ai është njeriu i duhur në kohën e duhur, dikush që mund t’u dëftojë të rinjve se pastrimi i dhomës ka rëndësi kozmike dhe se vendosja e rregullit të sadopaktë përmbi kaosin i bën mirë shpirtit, gjë që ndërsjellazi i bën mirë botës”.

National Review

                                                 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe480
Titulli origjinal12 rules for life
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë