Blerina ARBANA

Blerina Arbana (Tusha) u diplomua për koreografi në vitin 1992, ushtron profesionin e mësueses së baletit dhe është drejtuese e shkollës kombëtare të Koreografisë

Blerina Arbana (Tusha) u lind në Tiranë, më 21 nëntor 1969. Në vitet 1981-1988 kreu Shkollën Artistike Koreografike.


Në vitet 1988-1992 vazhdoi Akademinë e Arteve të Bukura, dega Koreografi.


1993-2006 punoi si mësuese në Shkollën Kombëtare të Koreografisë.


1993-2012 punoi pedagoge e jashtme në Akademinë e Arteve. Nga viti 1993 e në vazhdim punon si mësuese dhe koreografe e Qendrës Kulturore të Fëmijëve.


Në vitin 2004 u trajnua bazuar në teknikat e Erick Hawkins-it. Në vitin 2006 ishte koreografe e Operës "Orfeo".


Nga viti 2006 vijon detyrën si Drejtoreshë e Shkollës Kombëtare Koreografike.


Nga viti 2007 e në vazhdim është Drejtoreshë Artistike e Mbrëmjeve Gala me nxënësit e Shkollës Koreografike.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Të gjitha vajzat në fillimet e veta duan të bëhen balerina. Ky libër është një mbështetje e ëndrrave të fëmijëve dhe një ndihmesë për prindërit, pasi është bërë plot përkushtim, profesionalizëm dhe pasion nga drejtoresha e shkollës së Baletit, Blerina Arbana

    400 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër