Boris Razon, shkrimtar dhe gazetar, ka lindur në vitin 1975. Është specialist i mediave dixhitale. Ka qenë redaktor i Monde.fr për dhjetë vjet, ndërsa tani është drejtor në France Télévision dhe meaxhues i platformës Slate.fr, si dhe lektor i gazetarisë në Universitetin e Shkencave Politike. Ai është autori i dy romaneve, Palladium, 2013, dhe Écoute 2018, botuar nga Stock Editions, 2018. Në vitin 2005, Razon pësoi një paralizë akute, dhe për më shumë se një muaj qëndroi në gjendje kome. Përjetimet nga kjo ngjarje, ai i rrëfen në romanin “Paladium”.
“Paladium” është historia ime e disa ditëve, ku pa asnjë shkak, përfundova i paralizuar kokë e këmbë, në pamundësi për të lëvizur qoftë edhe një muskul të vetëm, i braktisur nga të gjitha shqisat dhe çdo mjet komunikimi tjetër me botën e jashtme. Është drama dhe frika e një udhëtimi përtej kufijve të largët të ekzistencës njerëzore, territoreve të sunduara...