I ri Kush qau ne parajse Shiko më të madhe

Kush qau ne parajse

Irena Shabani MEP0026

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Kjo histori nuk është pjesë e ndonjë arkive, as e ndonjë gazete. Është frymëzuar nga jeta vetë  dhe është sjellë përmes letërsisë, me përpjekjen për të ndriçuar atë që shpesh mbetet në hije.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928088512

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kjo histori nuk është pjesë e ndonjë arkive, as e ndonjë gazete. Është frymëzuar nga jeta vetë dhe është sjellë përmes letërsisë, me përpjekjen për të ndriçuar atë që shpesh mbetet në hije.
Për të kuptuar më thellë kohën në të cilën kjo grua (Sofia) jetoi e veproi, vitin 1996, kam lexuar çdo numër të gazetës “Koha Jonë” të atij viti. Jo për të ndërtuar ngjarjen, por për të ndjerë frymën e kohës: tensionin, heshtjen, shpresën, ritmin e lodhur të përditshmërisë, marrëzinë. Disa nga historitë anësore që do të lexoni janë frymëzuar nga ato faqe si pjesë të një realiteti që formon sfondin e këtij rrëfimi.
Nuk i kam përfshirë për të shpërqendruar. I kam sjellë për të plotësuar, për të ndihmuar në ndërtimin e asaj tabloje të gjerë, ku një akt i vetëm merr kuptim të plotë vetëm kur shihet në kontekstin e kohës, shoqërisë dhe njeriut.
Dhe në fund, nëse do të mbetet diçka nga kjo histori, do doja të ishte kjo:
Një hymn për jetën, për atë zinxhir të padukshëm që na lidh të gjithëve, që na mban gjallë përtej dhimbjes, vetmisë, vështirësive dhe që e ruan racën njerëzore nga zhbërja.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe192
ISBN9789928088512
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri