Më tepër
Dy miq të ngushtë, Panda e Madhe dhe Dragoi i Vogël, i kalojnë stinët e vitit të dy tok. E, ndonëse shpesh humbasin udhën, kjo i shpie drejt zbulimesh shumë të bukura. Ata zbulojnë peripeti dhe lumturinë që na lidh të gjithëve. Së bashku, mësojnë të jetojnë çastin, të gjejnë paqen edhe në mes të pasigurisë, mësojnë të gjejnë fuqinë për t’i kapërcyer vështirësitë e jetës.
Shkrimtari dhe artisti James Norbury ka ilustruar aventurat e Pandës së Madhe dhe Dragoit të Vogël, i frymëzuar nga filozofia dhe spiritualizmi budist. Këto ide e kanë ndihmuar që të kalojë periudhat më të vështira të jetës. Ndaj, ai shpreson që ky libër t’i vijë në ndihmë kujtdo që e lexon.