Soraya Lane BDI0932
Libër i ri
14 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928816924 | |
Londër, në ditët e sotme. Ela gjen në kutizën e drunjtë që i dorëzon noteri, një foto bardhezi të një gruaje me një vajzë të vogël, si dhe një partiturë muzikore. Asgjë tjetër, veç këto dy gjurmë do ta ndihmojnë të zbulojë të shkuarën e familjes. Fotoja është shkrepur në Skopelos, në ishullin piktoresk grek, aty ku është xhiruar dhe filmi i famshëm Mamma Mia. Po cila është lidhja e saj me gruan në foto? Me gjasë, fotoja është çelësi i interpretimit të misterit të saj familjar.
Por, pas një kohe të gjatë, Ela ndien se ka rënë në dashuri. Ndaj, a është koha e duhur për të udhëtuar?
Londër, 1967. Që kur Aleksandra është larguar nga Greqia, në të njëjtën kohë me ikjen e familjes mbretërore, ajo ka jetuar me tezen. Ka shumë mall për shtëpinë dhe vendin e lindjes, derisa zbulon dashurinë dhe talentin për muzikën. Kur takon violonçelistin e talentuar, Bernardin, një pasion i madh shpërthen mes tyre. Dhe, befas, asaj i duhet të marrë vendimin më të madh të jetës së saj...
Bija e ishullit, pjesë e serisë bestseller “Bijat e Shtëpisë Houp”, është një udhëtim që të çon në ishujt grekë plot diell dhe peizazhe përrallore, ku fshihet një sekret, që vetëm Ela mund ta zbulojë.
| Faqe | 304 |
| ISBN | 9789928816924 |
| Gjuha | Shqip |
| Statusi | I ri |
Itali, 1946. “Ester, këtë unazë e bleva vite më parë dhe e kam ruajtur që atëherë. Je e vetmja grua që kam dashur ndonjëherë.” Ajo ia kapi me delikatesë dorën Feliksit dhe ia uli mbi kuti. “Jo,” mërmëriti. “Dua që të më propozosh vetëm kur të jesh vërtet i lirë.”
Një roman i mbresëlënës rreth sekreteve familjare, fuqisë së të kaluarës dhe forcës së fatit...Klaudia shtrëngon në dorë një send që i ngjan një kutie të vogël bizhuterish. Brenda ...
Londër, ditët e sotme. Xhorxhia është tepër e zënë për të rendur pas historisë së gjyshes së saj. Por kur brenda kutisë së drunjtë gjen një gur të çmuar rozë dhe një artikull gazete, ndërron mendje. Zbulimi se ai gur është safiri i zhdukur i kurorës së famshme, që dikur i përkiste familjes mbretërore italiane, e intrigon. Xhorxhia udhëton drejt peizazhit...