I ri Ana kanerina vellimi 2 Shiko më të madhe

Ana kanerina vellimi 2

Leon Tolstoi PE0506

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Në vëllimin e dytë tronditës të romanit "Ana Karenina". Leon Tolstoji e shpie dramën emocionale drejt kulmit. E ndarë mes dëshirës dhe detyrës. Ana përballet gjithnjë e më tepër me ...

Më shumë detaje

19 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në vëllimin e dytë tronditës të romanit "Ana Karenina". Leon Tolstoji e shpie dramën emocionale drejt kulmit. E ndarë mes dëshirës dhe detyrës. Ana përballet gjithnjë e më tepër me presionin shoqëror, vetminë dhe trazimin e brendshëm, teksa sfidon normat e një bote të ngurtë dhe paragjykuese. Zgjedhjet që bën ndikojnë thellësisht në jetën e saj, duke kërcënuar pozitën shoqërore, familjen dhe vetë identitetin.

Me mjeshtëri të rrallë rrëfimi. Tolstoji e çon romanin në lartësi të reja. duke ndërthurur ndjenja të forta, dilema morale dhe një kritikë të fuqishme të shoqërisë ruse të shekullit XIX. Vëllimi i dytë i romanit "Ana Karenina" nuk është thjesht një vazhdim, por zemra e romanit; aty ku pasioni përplaset me tragjedinë dhe ku zgjedhjet shndërrohen në fat të pashmangshëm.

Dhe ai u mundua ta kujtonte ashtu siç ishte atëherë kur e kishte takuar për herë të parë, po në stacion, me atë bukuri të rrallë e misterioze, që kërkonte e që falte lumturi dhe jo me atë shprehje të rreptë e hakmarrëse. siç i kujtohej në çastin e fundit. U mundua të kujtonte çastet më të ëmbla që kishte kaluar me të, por këto çaste ishin helmuar përgjithmonë. Ai kujtonte vetëm kërcënimin e saj ngadhënjimtar, pendimin që tani si brynte në punë askujt.

"Ana Karenina" nuk është vetëm një histori dashurie. Kur shkroi romanin. Tolstoji mendonte për dashurinë në një mënyrë krejt ndryshe: si një lloj fati, ose mallkimi, ose gjykimi, si një mjet nëpërmjet të cilit universi shpërndan lumturi dhe fatkeqësi, në mënyrë të padrejtë dhe të rastësishme.

Të dhëna

Height44
Faqe444
Viti i Botimit2025
GjuhaShqip
StatusiI ri