Ngjyrat e zjarrit Shiko më të madhe

Ngjyrat e zjarrit

Pierre Lemaitre BDI0921

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Shkurt 1927. Parisi i pushtetshëm merr pjesë në funeralin e bankierit Marsel Perikuri. E bija, Madalena, duhet të marrë në duar frenat e perandorisë financiare që trashëgon, por fati vendos ndryshe: djali i saj shtatëvjeçar, Poli, kryen një akt të papritur dhe tragjik që do ta rrënojë familjen.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Shkurt 1927. Parisi i pushtetshëm merr pjesë në funeralin e bankierit Marsel Perikuri. E bija, Madalena, duhet të marrë në duar frenat e perandorisë financiare që trashëgon, por fati vendos ndryshe: djali i saj shtatëvjeçar, Poli, kryen një akt të papritur dhe tragjik që do ta rrënojë familjen.

E përballur me vështirësitë, ligësinë e njerëzve, lakminë e epokës së saj, korrupsionin dhe ambicien e mjedisit të vet, Madalena duhet të mbështetet në gjithë inteligjencën dhe energjitë e saj, por edhe në zgjidhje makiaveliane, për të mbijetuar dhe për të rindërtuar jetën. Një detyrë që bëhet edhe më e vështirë në rrethanat e një France që vështron, e pafuqishme, ngjyrat e para të zjarrit që do të shkatërrojë Europën.

Ngjyrat e zjarrit është romani i dytë i shumëpritur i trilogjisë që filloi me Mirupafshim atje lart - fitues i Çmimit Goncourt 2013, i përkthyer në njëzet e shtatë gjuhë, që ka shitur një milion kopje në të gjithë botën - një vepër në të cilën zbulojmë plotësisht talentin e jashtëzakonshëm, origjinalitetin vizionar dhe ligjërimin figurativ, të lidhur me imazhin, të shkrimtarit Pierre Lemaitre.

Të dhëna

Faqe480
Viti i Botimit11 shtator 2025
GjuhaShqip
StatusiI ri