Tradhtia e intelektualëve Shiko më të madhe

Tradhtia e intelektualëve

Julien Benda BDI917

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Tradhtia e intelektualëve mbetet një pikë referimi në historinë e ideve në shekullin e 20, një nga tekstet kryesore për rolin dhe autonominë e intelektualëve, një libër që nxit polemikën mbi plagë ende të hapura. "Intelektualë" këtu konsiderohen "njerëz, funksioni i të cilëve është mbrojtja e vlerave të përjetshme dhe të çinteresuara, si drejtësia dhe arsyeja" dhe që "e tradhtojnë këtë funksion për të mirën e interesave praktike".

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN978-9928-816-42-9

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Edhe pse çështja kryesore e këtij libri ka rrënjë të largëta, të cilat lidhen me çështjen Dreyfus, që në vitet midis shekujve XIX dhe XX e ndau kulturën franceze dhe europiane në dy kampe të papajtueshme, Tradhtia e intelektualëve mbetet një pikë referimi në historinë e ideve në shekullin e 20, një nga tekstet kryesore për rolin dhe autonominë e intelektualëve, një libër që nxit polemikën mbi plagë ende të hapura. "Intelektualë" këtu konsiderohen "njerëz, funksioni i të cilëve është mbrojtja e vlerave të përjetshme dhe të çinteresuara, si drejtësia dhe arsyeja" dhe që "e tradhtojnë këtë funksion për të mirën e interesave praktike".
Kundër barbarizmit në rritje të shoqërive perëndimore dhe varfërimit të tyre kulturor (nënshtrimi i intelektit ndaj interesave të kapitalit), Benda mbron rolin e vërtetë të intelektualit, sipas tij, si "ruajtës i vlerave" në shërbim të koncepteve universale, si: arsyeja, e vërteta, drejtësia. "Tradhtarët" që sulmon ai janë shovinistë, racistë, fashistë të të gjitha nuancave. Por edhe përfaqësuesit e asaj korporate intelektuale që bëjnë politikë në strehën e epërsisë dhe paanësisë së supozuar; shërbëtorët e çdo regjimi apo ideologjie, edhe kur udhëhiqen nga qëllimet më të mira.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe280
ISBN978-9928-816-42-9
Viti i Botimit2025
PërkthyesiOlsi Kokushta