I ri Prane pyllit Shiko më të madhe

Prane pyllit

Zhaneta Prifti BGJ0256

Libër i ri

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Helga's Secrets
ISBN9789928091338

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Strukturimi i të gjithë librit ndjek një logjikë të kujdesshme që përkon me historinë e saj personale. Dikur fëmija e lumtur, prej një familje të mirë; më pas nxënësja shumë e mirë; adoleshenca me episode të bukura, si ajo me prezantimin që i bën aktori i njohur prej ngjashmërisë; dashuria e saj që është zgjidhur në formë shumë të thukët, por edhe shumë të këndshme; përpjekja dhe zhgënjimi për shkollimin, njerëzit e ndryshëm që e përballin në këtë sfidë; punësimi, familja; njerëzit që e rrethojnë dhe evoluimi i Tyre; ndryshimi i regjimit dhe marrja me fushën e mjedisit dhe në fund edhe mendimi intelektual, si në vend të konkluzioneve, për mënyrën sesi mund të ecet.

Zhaneta, një nëpunëse që e mendon devotshmërinë si detyrë, ngrihet përshëndet dhe dorëzon trashëgiminë e vet. Kjo është fillesa dhe pastaj autorja na merr, tashmë në vetën e parë dhe, na përcjell në të gjithë të papriturat e veta. Janë shumë, por disa të zakonshme për atë kohë, disa të pasens nga ata që i bëjnë për meskinitete, por zgjuarsia e Zhanetës tani është se merr pjesën tjetër të estetikës: Të bukurën…prandaj duhen respektuar këto kujtime të shkruara thjesht dhe pastër, për një jetë që edhe me privacionet ishte e bukur deri në pakësitë e saj.

E, kjo, pra, është një arsye e mirë për të shkruar. Ashtu si edhe bëri Zhaneta Prifti.

PARATHËNIE

Memuaret, si kërkesë estetike për të mirën

Nga Ben Andoni

Ka disa arsye pse njerëzit ulen për të shkruar. Pa përmendur ngucin shpirtëror, një pjesë e njerëzve që ulen duan të kumtojnë estetikisht atë që jetuan në një periudhë kohore dhe për sytë e të tjerëve është e huaj dhe e pavërejtur. “Dëshira për të ndarë një përvojë që dikush ndien se është e çmuar dhe nuk duhet të humbet”, shprehej dikur Oruell në një nga traktatet e tij për estetikën e shkrimit.

Znj. Zhaneta Prifti, një profesioniste e dedikuar dhe pas viteve ’90, edhe një zyrtare e mirë, ka rënë ‘peng’ e këtij kumti. Duke dashur të japë konceptet estetike të së mirës dhe të keqes, përballë njëra-tjetrës në përballjet e saj, ajo rrëfen historinë e vet jetësore, deri në momentin e pensionit, përmes zhanrit të memuareve. E ka nisur nga e mbramja, kur cinizmi i shtetit ndaj nëpunësit të vet arrin apogjeun. Momenti i largimit shënon fundin e një epoke, por për fat dhe hapjen në botën e letrave. E provon cinizmin në lëkurën e vet dhe që nga ai moment do të dojë të shfryjë dikund. Por, ndaj shtetit është e pamundur, sepse kjo makinë e madhe burokratike tek ne ecën me një logjikë të pamëshirë. Ascili s’i ka parë veprimet e fundit të Zhanetës, përballë urdhrit për daljen në pension, por me gjasë ka ditë që është e përgatitur. Kumti i eprores është i pritur. Pa bërë skena, Zhaneta, një nëpunëse që e mendon devotshmërinë si detyrë, ngrihet përshëndet dhe dorëzon trashëgiminë e vet.

Kjo është fillesa dhe pastaj autorja na merr, tashmë në vetën e parë dhe, na përcjell në të gjithë të papriturat e veta. Janë shumë, por disa të zakonshme për atë kohë, disa të pasens nga ata që i bëjnë për meskinitete, por zgjuarsia e Zhanetës tani është se merr pjesën tjetër të estetikës: Të bukurën. Paçka se në fillim merr përsipër të na përballë heroiken, përmes kujtimit të njërit prej të parëve të saj, me atë që i ka dedikuar botimin masakrave të egra ndaj shqiptarëve.

Strukturimi i të gjithë librit ndjek një logjikë të kujdesshme që përkon me historinë e saj personale. Dikur fëmija e lumtur, prej një familje të mirë; më pas nxënësja shumë e mirë; adoleshenca me episode të bukura, si ajo me prezantimin që i bën aktori i njohur prej ngjashmërisë; dashuria e saj që është zgjidhur në formë shumë të thukët, por edhe shumë të këndshme; përpjekja dhe zhgënjimi për shkollimin, njerëzit e ndryshëm që e përballin në këtë sfidë; punësimi, familja; njerëzit që e rrethojnë dhe evoluimi i Tyre; ndryshimi i regjimit dhe marrja me fushën e mjedisit dhe në fund edhe mendimi intelektual, si në vend të konkluzioneve, për mënyrën sesi mund të ecet.

Znj. Prifti ka qenë vetëm një cak nga përcjellja e këtyre memuareve drejt fikshënit, por duket se përpjekja për dëshminë dokumentare ka qenë më e madhe. Përgjegjësia ndaj jetës së vet dhe institucioneve ku punoi e ka braktisur disi fikshënin, që zakonisht në doza të ndryshme i përfshijnë kujtimet. Sa më të ulëta të jenë dozat e fikshënit aq më të mëdha janë vërtetësitë e dëshmisë te memuaret. Dhe, autorja duket se është shumë më tepër familjare në këtë drejtim.

Është e vështirë në përqasjen e një zhanri, që nuk e ke familjar, të dëshmohesh, por megjithatë autorja ia ka dalë që të japë përditësinë e individit shqiptar në dy kohë, të përfaqësuara nga dy sisteme ekonomiko-shoqërore të ndryshme me një gamë të tërë nuancimesh emocionale dhe perceptimesh interesante. Ndjeshmëria dhe pozitiviteti në shumë nga momentet e bën autoren më të lirë që të shprehë mendimet, por edhe të gjejë linjën e drejtë të mendimit të saj, e cila s’është vetëm jeta e Zhaneta Priftit por edhe një brezi përfaqësuesish intelektualë, që ishin projeksioni i Shqipërisë. Hamendësoj se do të jenë nga të fundit, që po e bëjnë këtë, pasi sot përmes memuareve thjesht bëhet retushim. Prandaj duhen respektuar këto kujtime të shkruara thjesht dhe pastër, për një jetë që edhe me privacionet ishte e bukur deri në pakësitë e saj. E, kjo, pra, është një arsye e mirë për të shkruar. Ashtu si edhe bëri Zhaneta Prifti.

Të dhëna

Faqe214
ISBN9789928091338
RedaktoriAlfred Cako
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë