I ri I ringjalluri Shiko më të madhe

I ringjalluri

Lars Kepler BDI0944

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ndonjëherë e kaluara nuk do që të qëndrojë e varrosur.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928931344

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në mbarë Europën, kriminelët më të pamëshirshëm po vdesin në mënyra makabre. Në fillim duket si një rastësi, që lidhjet e tyre me botën e krimit më së fundi po japin pasojat edhe mbi ta. Por, kur zbulohet se dy prej viktimave kanë lidhje me detektivin Jona Lina, bëhet e qartë se është fjala për një vrasës të vetëm. Megjithatë, policia ngurron të nisë një hetim. Nëse një ndëshkues misterioz po ua lehtëson punën, pse duhet ta pengojnë?
Jona, ndërkaq, është i bindur se ky nuk është ndonjë hero i vetëshpallur. Këto vdekje i shërbejnë një qëllimi shumë më të errët.
I dëshpëruar dhe në kërkim të ndihmës, Jona i drejtohet Saga Bauerit. Nëse parandjenja e tij është e saktë, ajo është ndër të paktët njerëz që kanë një shans ta ndalojnë këtë mendje kriminale. Por Saga po lufton me demonët e saj... dhe vrasësi e di saktësisht si t’i përdorë ata në avantazhin e tij. Ai vazhdon të godasë pa u ndëshkuar dhe duket se askush nuk është i sigurt.
Kur vrasësi nis të shënjestrojë njerëzit më të afërt të Sagës dhe Jonës, bëhet gjithnjë e më e qartë se Jona kishte të drejtë gjatë gjithë kohës... dhe se për ta zbuluar autorin, ai do të detyrohet të përballet me një fantazmë nga e kaluara... armikun më të frikshëm që ka hasur ndonjëherë.

Të dhëna

Faqe552
ISBN9789928931344
GjuhaShqip
StatusiI ri