I ri Intervistë me vetveten Shiko më të madhe

Intervistë me vetveten

Petro Marko BAO0902

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Pas një mijë e ca ditësh kthehesha përsëri në atdhe. Një mijë me ca ditë e një qerthull ngjarjesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Kthehesha me pranga në atdheun tim të prangosur… Hapat që hidhja, aksionet që kryeja, dhe vargjet që krijoja, nuk m’i impononte njeri, por ishin jeta ime, ëndrra ime, lufta ime, gëzimi im…

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928819536

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pas një mijë e ca ditësh kthehesha përsëri në atdhe. Një mijë me ca ditë e një qerthull ngjarjesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Kthehesha me pranga në atdheun tim të prangosur… Hapat që hidhja, aksionet që kryeja, dhe vargjet që krijoja, nuk m’i impononte njeri, por ishin jeta ime, ëndrra ime, lufta ime, gëzimi im…

Unë shkrova si poet, si gazetar e si shkrimtar, duke iu nënshtruar mundësisht sa më pak kërkesave dhe rregullave të krijimtarisë së kohës, por u kritikova ashpër, u dënova me heqjen e së drejtës së botimit dhe disa nga veprat m’u bënë karton, pa dalë në qarkullim, duke më mohuar kështu gëzimin e krijimit. Për një artist kjo është e barabartë me vdekjen. Ky ishte një lloj tjetër burgimi dhe izolimi: heshtja…

“Ai zgjodhi të kthehej në një gur në vendin e tij. Tashti ai qëndron në atë vend, nga i cili dikur, ende fëmijë, shikonte botën përtej horizontit e detit, duke ëndërruar njohjen të veshur me mantelin e shpresës, sepse bota ishte aq e madhe, e parë nga larg, sa do të ishte e pamundur të mos kishte vend për njerëzit që do të jetonin në të….

Të dhëna

Faqe576
ISBN9789928819536
Viti i Botimit2024
GjuhaShqip
StatusiI ri