I ri Babokracia Shiko më të madhe

Babokracia

Fatbardh Rustemi – Amursi BXH0061

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ese plot nerv, energji, gjuhë e bukur e me temperament interesant, ndërthurur mes realizmit dhe vlerësimit politik dhe shoqëror. 

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928035936

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

E sotmja, veprimi, historia dhe vlerësimi i mendimit të kundërt, kundërshtia përplot vlerë bëhet një shenjt i vërtetë dhe ndërkaq nuk e duron shenjtin. Nuk e harron ditën e paharruar të veprimit të zgjuar, atë ditën kapitale kur u hap fjala se politikani ishte njeri i zakonshëm. Mirëpo dikush pat thënë se te njerëzit që shenjtërohen nuk gjykohen kur marrin vendime. Dhe të nesërmen për herë të parë ndihet i dyzuar dhe i acaruar, sikur t’i kishin marrë skeptrin e fatit. Ngjit shkallët me të shpejtë me fytyrë të murrëtyer dhe shpërthen me cinizëm! Nuk ishte klithmë vulgare, as e heshtur dhe as e vetëpërmbajtur. Por është një zemërim i ligjshëm...

Një subjekt në dukje i ndërtuar me shije dhe një botë e ndërkryer shpirtërore, pa të meta dramaturgjike dhe me pikë kulmore tejkalimin e vetvetes. Mund të vihet re te shkrimtari një nënvetëdije e pafajshme. A nuk duket se është i fshehur një politikan plot aspirata brenda vetes sonë? Ndaj dhe kemi një qëndrim mjaft njerëzor për karakteret, madje edhe për gjërat që duken absurde, apo lajthitje prej mosdurimit të madhështisë së tjetrit, pa harruar se gjithçka mund edhe të pritet ftohtë...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe290
ISBN9789928035936
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë