Ky libër sjell betejën që u bë në prag të Luftës së Parë Botërore mes forcave shqiptare dhe malazeze, dhe forcave osmane, ku autorja ishte dëmshmitare në zhvillimin e ngjarjeve, të cilat më pas i dëshmoi përmes shkrimit të këtij libri
Për aq kohë sa Xhejni mund të mbajë mend, ajo dhe e ëma kanë jetuar së bashku me gjyshen e saj të ashpër në një banesë të zymtë në Toronto. Xhejni gjithmonë besonte se babai i saj kishte vdekur, derisa ajo rastësisht mësoi se ai ishte gjallë e shëndoshë e mirë dhe jetonte në ishullin Princ Eduard. Asaj i lindi dëshira për ta parë atë… Si vijon më tej?...
Kjo gramatikë praktike spanjisht - shqip është përshtatur për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë gjuhën spanjolle, si për fillestarët ashtu dhe për ata që kanë një nivel të mesëm njohurishë, si dhe për cilindo që dëshiron të zgjerojë apo të rifreskojë njohuritë gramatikore të spanjishtes në shkollë, në kurse të ndryshme etj.
Një libër me receta gatimi të picave dhe piteve në kushte shtëpiake.
"Një përmbledhje e autorëve të ndryshëm mbi historinë, arkeologjinë, kulturën dhe traditën dibranë, shoqëruar me një hyrje nga Agron Tufa.
Pellumb Kulla eshte nje nder mjeshtrat e prozes se shkurter, ku spikat ironia me te gjithe regjistrat e saj. Edhe keto tregime sjellin prurjet me te fundit te tij ne kete zhaner ku sendertohet realiteti i nje emigranti ne Amerike dhe bota me gjithe dilemat, raportet e veshtira te komunikimit te individit dhe pershtatjes me realitete te tjera.
Kush tepër lakmon, a thua më shunë gëzon? As që bëhet fjalë! Kush shumë lakmon, mbetet me gisht në gojë! Kjo i nodhi luanit të babëzitur, gomarit lakmitar dhe personazheve të tjera të fabulave të kësaj përmbledhje!
"Në përfundim të një dite të gjatë pune në Jehonën e Brejtësit, më zuri gjumi në tryezën time të shkrimit dhe... befas u gjenda në një fabrikë lodrash në Polin e Veriut! Për tërë mocarelat e botës, më priste një surprizë për t'u pirë në kupë!"
"Haxhi Murati" një nga perlat më të bukura të Leon Tolstojit, ka mbetur romani më i panjohur i tij. Për një kohë të gjatë paradoksi mbeti i pashpjeguar. U desh të shpërthente lufta e ...
Me anë të kësaj metode ju: Hani nga ushqimet tuaja të preferuara sa të doni, kur të doni dhe sa herë të doni dhe do të keni peshën e duhur, pa mbajtur dietë, pa u ushtruar në palestër, pa përdorur forcën e vullnetit dhe pa u ndier të privuar.
Në këtë libër del në pah më së miri veprimtaria e shquar e Aristidh Kolës, e këtij peronaliteti të papërsëritshëm në historinë e kombit shqiptar, i cili tërë veprimtarinë e vet kërkimore-shkencore ua kushtoi Arvanitisë dhe Arvanitëve, kësaj toke dhe këtij populli të mohuar.
Kur Hipokrati filloi të studionte të fshehtat e natyrës, u duk sikur u ndez një pishtar në mes të errësirës.
Në Shqipërinë komuniste dashurinë e vrisnim, e thernim me thikë, e asgjësonim. Sapo të kishte hedhur çapat e parë, e ekzekutonim me të gjitha mjetet. Edhe unë kisha bërë të njëjtën gjë.” Këtë temë prek Besa: Tri gra, tri rrëfime, tri ngjarje që rrokullisin kohë, muaj e vite në hollin e një aeroporti. Anila, Diana dhe Monda zbërthejnë dashurinë në komunizëm
Ky libër mbetet me vlera të jashtëzakonshme për historiografinë shqiptare dhe botërore. Emri i madh i Macmillan shfaqet edhe në prognozat që dha për çështjen shqiptare pas Luftës së Parë Botërore: Ja se çfarë shkruante: “Pjesa e problemit ishte shqiptarët, të cilët mjaft mirë mund të kishin origjiinën nga banorët zanafillorë të Ballkanit, ishin përzier me...
Një roman që është në gjendje të të shkundullojë me mënyrën e ndërthurjes së çasteve të tensionit të ashpër e të pamëshirshëm në skenat më të rralla e më emocionuese, mbushur plot dhembshuri të pikëlluar dhe shpresë.
Narnia... atje ku zgjohet një dragua... ku yjet çapiten mbi tokë... ku gjithçka mund të ndodhë. Një mbret dhe bashkudhëtarët e tij nisin një lundrim që do t'i çojë përtej tokave të njohura. Teksa lundrojnë gjithnjë e më larg cakut të njohur deri tani të ujërave, ata zbulojnë se kërkimi i tyre është më shumë nga ç'kanë përfytyruar dhe se fundi i botës...
Një eksperiment që doli me sukses, një prozë moderne që lidh thellësinë filozofike dhe depërtimin filozofik rreth kuptimit të jetës, - një model sesi jeta nuk arrin të sfidojë përballë vdekjes por njëherësh është edhe një udhëtim i fuqishëm letrar në mendjet e lexuesve të çdo kohe. Prandaj, është listuar si vlerë e përhershme letrare dhe rekomandohet në...