Libri është një rrëfim me përmbajtje të jashtëzakonshme për shkurtabiqin Karlson dhe shokun e tij, Picirukun.
Pema habitet që pylli i saj i besueshëm është i frikshëm për vajzën. Ndaj e shoqëron të voglën deri në buzë të pyllit. Po ç'lloj bote fillon aty? Përbindësha që peshtyjnë tym, uturima dhe ajër i rëndë!
Ky roman prekës mbi botën e një adoleshenti është një thirrje për reflektim. Palltoja e verës ka qenë finalist për ccmimin International Booker Prize dhe është botuar në disa gjuhë të ndryshme të botës.
"Një rrëfim ende i kohës ku tema e pakuptueshmërisë trajtohet me mjeshtëri të thellë. Deledda di të rrënojë në thellësinë e shpirtrave të personazheve të zgjedhur, duke rrahur temën e fesë me shumë kujdes. Tjetër element i dashur e i çmuar për autoren është era që përkëdhel faqet e librit.
Në këtë libër me tregime të zgjedhura, Dhimitër Shuteriqi rrëfen me nostalgji për vitet e paharruara të fëmijërisë së tij: udhëtimin e parë me karvan, më pas me automobil, lojërat me shokët, ditët e kaluara duke u kredhur në ujërat e liqenit të Pogradecit duke peshkuar gurnecka "gjigante".
Argëtohuni duke lexuar përrallat më të bukura fantastike. Mësoni fjalë të reja dhe luani me ilustrimet e çdo përralle
Ne kete antologji jane perfshire mbi 60 poete te njohur te tradites apo te poezise bashkekohore shqipe, - mbledhur nen kujdesin e Rudolf Markut, laureat i poezise per vitin 2021-2023, i zgjedhur nga Qendra Kombetare e Librit dhe Leximit
Duket sikur vëmendja e autorit përqendrohet tek oborri i Andronikut, perandorit të Bizantit dhe njerëzve të kralit Urosh të Serbisë, por, në të vërtetë, ideja themelore është ajo e mbijetesës arbërore.
Seria e librave për fëmijë "Dua të mësoj anglisht" i mëson fëmijës elementet më të rëndësishme të gjuhës. Gjuha e përshtatshme dhe ilustrimet shumëngjyrëshe e bëjnë mësimin më të këndshëm për fëmijët. Ndihmojeni fëmijën tuaj të mësojë gjuhën angleze!
Libri u botua për herë të parë në Londër në vitin 1843 dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm, duke u shitur brenda gjashtë javës. Aktual edhe sot, ai është një hymn i mrekullueshëm për fitoren e ndjejave të dashurisë dhe respektit mbi lakminë për pasuri.
Kjo është një histori gazmore, plot befasi gjuhësore. Gjuhën e bëjnë fjalët me kuptim të figurshëm, siç janë shprehjet frazeologjike: një grup fjalësh që nuk përdoret në kuptimin e parë. Në poemthin “Mufka dhe Pufka” fëmijët mësojnë si t’i dallojnë ato, t’i lidhin me kuptimin, kur dhe pse i përdorim. Në fund libri përmban lojëra gjuhësore.
Një bibliotekë fantastike e mbushur me ilustrime të lezetshme do t’ju ndihmojë të filloni të mësoni se si të lexoni. Të mësuarit se si të lexoni nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë dhe kaq argëtuese!