Drite e pashuar 1 Shiko më të madhe

Drite e pashuar 1

Fethullah Gylen A-005339

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kush është Hz. Muhammedi? Sipas Majkëll H. Hartit, autorit të librit "100 njerëzit me ndikim më të lartë" (The 100 Ranking of the Most Influential People), ai është njeriu më me ndikim i së kaluarës e që ka për të mbetur i tillë edhe në të ardhmen.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Shtepia Botuese Prizmi
ISBN9789994384235

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Sipas historianit francez Lamartin, Muhammedi lëvizi nga vendi jo vetëm ushtritë, Iigjet, perandoritë, popullatat, dinastitë, por edhe miliona njerëz të një të tretës së botës së njohur në atë kohë; për më tepër, ai lëvizi nga vendi altaret, zotat, fetë, idetë dhe shpirtrat!

Jeta dhe adhurimi që bëri ai, fakti që i shkatërroi heroikisht bestytnitë e vendit të vet duke sfiduar me guxim tërbimin e idhujtarëve, që u qëndroi atyre me vendosmëri në Mekë për 13 vjet me radhë, që porositi pandërprerë fjalën e butë dhe këshillën e mirë, që zhvilloi ekspedita dhe luftëra në kushte të vështira, që besoi në suksesin e vet duke treguar një bindje të palëkundur dhe mbinjerëzore edhe në kohët më të pafat, që u tregua falës duke qenë fitues dhe duke e pasur në dorë për të ndëshkuar, që i qe kushtuar një ideali të vetëm por pa u përpjekur kurrë për të ngritur një perandori, që e pati adhuruar Zotin pafundësisht e që pati një konfidencë mistike me Të, që vdiq me një vdekje të posaçme vetëm për vete e që vazhdoi të triumfonte edhe pas vdekjes, të gjitha këto flasin jo për falsitet, por për një vendosmëri të shëndoshë, për vendosmërinë që bën të mundur ristrukturimin e një besimi dhe bindjeje.

Ky besim dhe kjo bindje kishin dy anë: Allahu, Zoti i gjithësisë, është unik dhe i papërceptueshëm, pra, jomaterial; të tregosh se ç'është Allahu, do të thotë të tregosh se ç'nuk është Ai.

Fethullah Gylen, i cili ia ka kushtuar gjithë jetën qëllimit për ta jetuar jetën ashtu siç e pati jetuar profeti Muhammed, po jua prezanton Atë përmes një interpretimi origjinal!

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe464
ISBN9789994384235
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDr. Mithat HOXHA