Sekreti i Mhorages - Shtegu i ndaluar - 1 Shiko më të madhe

Sekreti i Mhorages - Shtegu i ndaluar - 1

Martin Barry BDR019

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789995621902

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Brenda linjës së romaneve fantastike, ku e mrekullueshmja dhe mitologjia thuren ngushtë, Sekreti i Mhoragës Shtegu i Ndaluar na tërheq në një odise të çmendur, ku shpalosen epoka mesjetare dhe ajo bashkëkohore. Përbindëshat liqenorë bredhin nëpër thellësitë e liqeneve skoceze, faniten në detet e gjerë dhe rrëshqasin nën ujërat e qeta të liqeneve të ashpra të Irlandës. Këto krijesa gjiganteske, që provokojnë frikë e magjepsje, sidoqoftë janë entitete fisnike, fati tragjik i të cilave është i lidhur ngushtë me atë të qenieve humane, që prej ndërmarrjes së akteve kokëkrisura të një kalorësi norman të shekullit XIII. Sekreti i Mhoragës Shtegu i Ndaluar është i pari nga tri volumet, që magjepsin dhe u ndalin frymën tërë lexuesve, nga adoleshentët e dashuruar pas këtij zhanri deri te njëqindvjeçarët.

Të dhëna

Faqe338
ISBN9789995621902
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë