Sekreti i Mhorages - Thellesite e liqenit te harruar - 3 Shiko më të madhe

Sekreti i Mhorages - Thellesite e liqenit te harruar - 3

Martin Barry BDR021

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Thellësitë e Liqenit të Harruar është vëllimi i tretë dhe i fundit i serisë fantastike dhe me aventura Sekreti i Mhoragës. E çliruar nga burgu i qelqtë në Qendrën Botërore të Kriptozoologjisë, Mhoraga rikthehet në Skoci për t'iu kundërvënë planeve hakmarrëse të Vangorit të kobshëm, i cili mbjell kaos ngado që kalon me qëllim që të shtjerë në dorë kristalin e ndritshëm, i cili është nën ruajtjen e të riut Xhon Emil Talbot (Xhet).

Më shumë detaje

103 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928184108

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Tok me Ragdanorin, Xheti është në gjendje tani të udhëtojë nëpër tunelet e thella nënujore, falë fuqisë së kristalit. Pas peripecish të pabesueshme, ai do të zbulojë, më në fund, të fshehtën e çuditshme mbi origjinën e vet. Paralelisht, në Mesjetë, kalorësi Myrtag dë Byrka përballet me rreziqe të tmerrshme për të shpëtuar nga vdekja Ranëvonesën, një krijesë fisnike liqeni. Ky arrin të pamundshmen, falë lidhjeve që e bashkojnë me qeniet e thellësive. Me ndihmën e kristalit, të trashëguar nga paraardhësit e tij, Myrtagu i kundërvihet Gordhalit me një sy transformuar në njeri , i cili përhap valën e murtajës së zezë nëpër Evropën mesjetare. Mirë se vini në universin fantastik të gjarpërinjve të detit dhe të përbindëshave liqenorë, që popullojnë Liqenet e Skocisë dhe të Irlandës.

Të dhëna

Faqe416
ISBN9789928184108
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë