Rebeka është me fat. Babai i saj është i mençur dhe i kujdesshëm. Është edhe magjistar dhe i magjeps të gjithë me shfaqjet e tij.
Aventura më e madhe e jetës e pret djaloshin Xhejms Henri Troter, por ai ende nuk e di! Deri atë çast ai jeton me teto Sfungjerkën dhe teto Spicën, që të dyja të liga e të tmerrshme sa s'bëhet! Jeta s'i fal asnjë kënaqësi Xhejmsit të vogël, deri kur befas një gjë çudishme ndodh në kopshtin e shtëpisë... një kokërr pjeshke majë pemes nis të rritet e të...
'Novela Kërkimi ka një joshje e tension të brendshëm që plekset mes dy aventurave të Mihal Kodrës: udhëtimit në kërkim të të" atit të burgosur në Itali dhe udhëtimit në lëndimet e shpirtit dhe në kokëkrisjen prej djaloshi 14-vjecar.
Kersheria eshte nje deshire, nje nxitje, apo nje shtyse per te mesuar gjera te reja qe nuk i dime... Kur je femije, kesheria eshte gjithnje me ty, kur rritesh, kujtohu ta zgjosh!
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Plot aventura të reja e presin vogëlushen Katitzi!
Autorja e librave per femije dhe redaktorja e njohur Nexhmije Muça sjell një përrallë për lexuesit e vegjël, Princesha e shtatë kodrinave. Ajo është e njohur për përrallat e saj, ku njëra prej tyre, vlerësuar edhe me çmime kombëtare, është edhe “Vajza dhe zogu”.
Historia e Polianës, e “vajzës së kënaqur” ose, siç u quajt më vonë nëpër filma, “vajza e dashur”, është një histori e jashtëzakonshme, që do ju shoqërojë gjatë gjithë jetës. Ky libër aq i pëlqyeshëm sidomos për të rinjtë, shpalos të bukurën që në faqet e para, të cilat ndiqen nga një vazhdim që është thjesht i mrekullueshëm.
Kampionati ka mbaruar dhe tani nuk mbetet veçse finalja e madhe. Kokaret kundër Akademisë Blu, ish-skuadrës së Tomit. Është sfida që kapiteni dhe shokët e tij e presin ngaherë, rasti për t’i dhënë një mësim Lorisit të padurueshëm… dhe, sidomos për të treguar që e tyrja është një skuadër e përbërë nga miq të vërtetë! Duke filluar nga mosha tetëvjeçare
Tomi dhe shokët e tij nuk arritën ta fitonin vendin e parë në finale e madhe të kampionatit, por humori i tyre është në qiell: traineri, në fakt, njoftoi se do t’i çojë të gjithë në Paris, ku djemtë do të luajnë një botëror të vogël futbolli. Për Kokaret do të jetë një transfertë… në penalltinë e fundit. Duke filluar nga mosha tetëvjeçare
GJYSHJA ME ZEMRËN PREJ KETRI është një histori zemre e shkruar në vargje. U kushtohet të afërmve që nuk i kemi pranë, për të cilët na merr malli.
Në këtë vëllim: leximi, shkrimi dhe rregullat pozicionale të numrave deri në 100 llogaritja e shpejtë me mend të kuptuarit e tabelave labirinte e figura gjeometrike përmasa: peshë, gjatësi, vëllim të dhëna e ndërlidhje zgjidhje problemash
Një përrallë me plot të papritura e cila flet për humbjen, për përballjen me frikën dhe rifitimin e dashurisë dhe lumturisë së humbur. Ky libër shoqërohet me ilustrime nga Lisa Aisato
Ky libër është fitues i çmimit të parë për letërsinë për fëmijë në Panairin e Librit Tirana 2015, dhënë nga juria profesionale, me motivacionin: Për fabulat e gjetura dhe interesante, ku shkrihet loja e thjeshtë me mendimin, për vargjet melodike dhe ritmike si dhe për fjalën e bukur që nxit përfytyrime të drejta tek lexuesit kudo në botë”.