Margaret Atwood PE0171
Libër i ri
Kjo nuk është vetëm saga e një familjeje të pasur, por edhe saga e fajeve dhe përgjegjësive që mblidhen mbi njëra-tjetrën, si të ishin kukulla të vogla të verbra, që na lënë gjithmonë me pyetjen: “Po individi, ç'rol luan këtu?” Ky roman është vlerësuar mes 100 romaneve më të mira të Shekullit të XX në Britaninë e Madhe
9 Artikuj
Shtëpia Botuese | PEGI | |
| ISBN | 9789928248404 | |
Fitues i Man Booker Prize në vitin 2000, “Vrasësi i verbër” është historia e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe sekreteve të tyre.
Romani fillon me vdekjen e mistershme, ndoshta vetëvrasjen, e një gruaje të re, Laura Çejs, në vitin 1945. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen misterioze të saj, fëmijërinë dhe dramat e njëpasnjëshme që kanë populluar historinë e familjes së tyre të pasur e të veçantë.
Të gërshetuara me këto kujtime, të cilat Irisi vendos t'i shkruajë, gjenden kapitujt e romanit të Laurës, “Vrasësi i verbër”, i cili u botua pas vdekjes së saj dhe, njëherësh skandalizoi botën, por e bëri edhe atë të famshme.
Në këtë roman, dy dashnorë të fshehtë zbavitin njëri-tjetrin me historinë e një vrasësi të verbër në një planet të largët. Këto rrëfime brenda rrëfimit, me shtresa të shumta, hap pas hapi, hedhin dritë mbi sekretet që i janë fanitur shpesh familjes Çejs. Në mbyllje të romanit, ato do të bëhen bashkë në një fund befasues e të shkëlqyer.
I vendosur në sfondin panoramik të historisë së shekullit XX, ky roman është një rrëfim epik i kujtimeve, intrigës dhe tradhtisë.
Përveç Man Booker Prize, ky roman ka fituar edhe çmimin Hammet, si dhe ka qenë ndër veprat e nominuara për çmimet Governor General's Award, Orange Prize for Fiction dhe International Dublin Award.
Revista Time e ka shpallur romanin më të mirë të vitit 2000 dhe e ka përfshirë në listën e 100 romaneve më të mira të shkruara në Anglisht, që prej vitit 1923.
VLERESIME RRET LIBRIT
“Rrëmbyes... i shkruar me mjeshtri... na shfaqet një rrëfimtare virtuoze.”
– New York Times
“I shkëlqyer... i pasur... Atwood-i është poete... dhe mjeshtr e trillimit; pothuajse asnjë fjali në prozën e saj të shpejtë, të thatë e megjithatë të etur, nuk dështon së bëri një punë të dobishme, duke kompletuar kështu një tablo të gjerë.”
— John Updike, The New Yorker
“Rrëqethës... Lirik... Vepra e saj më ambicioze.”
— The Boston Globe
“Rrëfim i madhërishëm ndër të madhërishëm... Krejtësisht magjepsës.”
— The Washington Post Book World
“Atwood mund të mburret me aftësitë e saj rrëfyese; ky roman ua kalon edhe veprave të saj të mëparshme, si “Rrëfenja e shërbëtores”... ”
— The Publishers Weekly
“Atwood nuk ka shkruar kurrë me kaq afsh dhe zhdërvjelltësi... një roman kaq i larmishëm që do të ngjallë interesin e të gjithëve... Brilant!”
— Sunday Times
“Margaret Atwood është një nga romancieret më të shkëlqyera dhe të paparashikueshme të ditëve të sotme.”
— Literary Review
“Romani i parë i mrekullueshëm i mijëvjeçarit të ri.”
— Newsday
Fragmente nga libri
1) Kur je i ri, mendon se gjithçka që bën është njëpërdorimshme. Lëviz nga një e tashme te tjetra, duke e zhubrosur shuk kohën dhe duke e flakur tutje. Shkrihesh e bëhesh një me makinën tënde që rrëshqet me tërë shpejtësinë. Mendon se mund të çlirohesh nga gjërat, dhe nga njerëzit – mendon se i lë pas krahëve. Ende nuk ua di zakonin që kanë, për t’u kthyer.
2) Çfarë shpikjeje janë, nënat! Dordolecë për të trembur sorrat, kukulla dylli për të ngulur gjilpërat tona, diagrame të bëra në ngut e sipër. U mohojmë një ekzistencë të tyren, i ndërtojmë në mënyrë që të na përshtaten ne, kuturisjeve tona, dëshirave dhe defekteve tona. Tani që e provova vetë, e di më mirë.
3) Përse vallë kërkojmë me kaq këmbëngulje të përkujtojmë veten? Madje e bëjmë këtë edhe në gjallje. Dëshirojmë ta theksojmë ekzistencën tonë, njëlloj siç pshurrin qentë mbi fikësit e zjarrit. I vendosim në vend të dukshëm fotografitë tona në korniza, diplomat tona në pergamenë, filxhanët e veshur në argjend; vendosim monogramet në të linjtat tona, gdhendim emrat tanë në pemë, i shkarravisim në muret e banjave publike. Gjithnjë e njëjta shtysë. Çfarë shpresojmë të marrim në këmbim? Miratim, zili, respekt? Apo thjesht vëmendje, e cilitdo lloj qoftë ajo? Më së paku duam një dëshmitar. Nuk e durojmë dot idenë që më në fund zërat tanë do të heshtin, si një radio që po i bie bateria.
4) Biondet janë si minjtë e bardhë, i gjen vetëm në kafaz. Nuk do ta kishin të gjatë në natyrë. Bien shumë në sy.
| Faqe | 566 |
| ISBN | 9789928248404 |
| Viti i Botimit | 2017 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përmasat | 14x21 |
| Përkthyesi | Agim Doksani |
| Roman | Mister&Thriller |
Rrëfenja e shërbëtores, botuar për herë të parë në 1985, përkthyer në shumë gjuhë, është shitur me miliona kopje në të gjithë botën, duke mos dalë kurrë nga qarkullimi. Njëkohësisht, vepra ka provokuar reagimet e masave, duke u kthyer në një manifest të feminizmit, por edhe duke u censuruar në shumë shkolla amerikane dhe duke ngritur polemika të shumta.
THE NUMBER 1 BESTSELLER AND WINNER OF THE BOOKER PRIZE: 'The Testaments is Atwood at her best . . . To read this book is to feel the world turning' Anne Enright The Republic of Gilead is beginning to rot from within. At this crucial moment, two girls with radically different experiences of the regime come face to face with the legendary, ruthless Aunt...
The collection of a lifetime from the bestselling novelist, poet - and cultural phenomenon. GOODREADS CHOICE AWARDS 2020 -- BEST POETRY
Bestseller ndërkombëtar! Fitues i Booker Prize-it për vitin 2019! “Testamentet” është vijimi i shumëpritur i romanit “Rrëfenja e shërbëtores”. Asnjë sistem teokratik apo diktaturë nuk mund të jetojë përgjithmonë dhe goditja finale do t’i vijë nga brenda.
Një virus që trondit botën, një pandemi dhe një shkatërrim i plotë i gjithë njerëzimit ashtu siç e njohim sot, një paralajmërim që na vjen nga e shkuara, një distopi më e fuqishme se “Rrëfenja e shërbëtores”, që sot tingëllon tmerrësisht reale dhe aktuale.
Miti i Penelopës, si gruaja e vatrës dhe besnikja par excellence, tashmë në një rrëfim krejt ndryshe, parë me sytë e vetë Penelopës, në shekullin XXI.
Rrefenjat e sherbetores dhe Testamentet jane dy libra te mrekullueshem te Margaret Atwood-it, sjelle ne shqip nga botimet Pegi. Ato jane vazhdim te njeri-tjetrit dhe konsiderohen si romane te fuqishme distopike te cilat na ndihmojne per te kuptuar me mire boten qe na rrethon, sidomos peshen dhe rolin e politikes dhe autoritetit.
Nga autorja e “Rrëfenjës së shërbëtores” dhe “Testamentet” vjen romani i saj i parë, “Gruaja e ngrënshme”, botuar më 1969. Ai është njëkohësisht një satirë therëse dhe zbavitëse e konsumizmit dhe një eksplorim marramendës i kanibalizmit emocional.