Johan Huizinga A-005966
Libër i ri
Botuar më 1938, "Homo Ludens" është libri më i rëndësishëm i filozofit hollandez Johan Huizinga, si dhe një nga nga veprat më të rëndësishme në historinë e mendimit të shekullit XX.
6 Artikuj
Shtëpia Botuese | 2 Lindje 2 Perendim | |
| ISBN | 9789995606503 | |
Teza kryesore e veprës është që, gjithë ajo çfarë njohim si kulturë, si institucione, si zakone dhe aspirata të shoqërisë njerëzore, e kanë origjinën tek "elementi lojë", apo nevoja universale e qenieve njerëzore për të luajtur.
Thënë ndryshe: sipas Huizingës, gjithë çfarë njerëzit e konsiderojnë serioze, i ka rrënjët tek loja; dhe duke qenë se serioziteti i lojës është konvencial (përcaktohet si pjesë e një marrëveshjeje dhe nuk është i vetëkuptueshëm), libri vë në dyshim themelet e seriozitetit të veprimtarisë njerëzore.
Përgjatë gjithë parashtrimit të argumentave kapitull pas kapitulli, duket se autori sugjeron se ky është thelbi i natyrës njerëzore, se njeriu është parasëgjithash një qenie estetike, i interesuar më së pari për garën dhe spektaklin, sesa për të vërtetën dhe të mirën.
Ndërkohë, kapitulli i fundit ështeë një apel drejtuar perëndimit, sesi për të shpëtuar nga rënia, atij do t'i duhet të kontrollojë dhe balancojë pikërisht këtë strukturim estetik të veprimtarisë njerëzore.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 362 |
| ISBN | 9789995606503 |
| Redaktori | Rudian Zekthi |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Klajd Bylyku |