Poezi Shiko më të madhe

Poezi nga Saint-John Perse

Saint-John Perse ODE0005

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Saint-John Perse është poeti francez më i pazakontë. Ai është konsideruar si poeti më i madh i shekullit XX, duke e cilësuar si të paklasifikueshëm, pa pararendës e, natyrisht, edhe tejet të vështirë. Shqipërimi i këtij autori është bërë nga Alket Çani, i cili e përcjell te lexuesi me fuqinë e habisë, të mrekullisë dhe me shkallën e lartë të ligjërimit të tij poetik.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Odeon
ISBN9782954139920

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Saint-John Perse është poet dhe diplomat francez, i laureuar me çmimin Nobel në vitin 1960 “Për fluturimin e lartë dhe pasurinë përfytyruese të krijimit të tij poetik, që jep një pasqyrim vizionar të kohës së tanishme.”

Pas suksesit të poemës së famshme ‘Anabaza”, në vitin 1941 botoi poemën “Mërgimi”, një dedikim për mikun e tij, poetin amerikan Archibald MacLeish. Kjo periudhë e krijimtarisë përkoi edhe me qëndrimin e tij në SHBA. “Kronikë” është vepra e fundit e autorit para se të merrte çmimin Nobel.

Fjalimin që mbajti me rastin e marrjes së këtij çmimi, gjendet në këtë libër me titullin “Poezi”.

Veç poemave, këtu është përfshirë edhe një ligjëratë e këtij poeti për Danten. Përkthyesi Alket Çani e sjell këtë koleksion poetik të këtij autori duke marrë poezi nga thuajse të gjitha vëllimet e tij.

Ai shprehet: Në të gjithë aksionin e tij poetik, Saint-John Perse, me poezinë e tij të shkruar në versete të ritmuara, ku spikatin me ngulm të gjithë elementet që e bëjnë poezi një tekst të shkruar, e që ndajnë përgjithmonë nga çdo formë proze, bëri zgjerimin e lartësimin më të hijshme të gjuhës frënge, të burimeve muzikore e plastike të saj.

Poet i tokës dhe detit, por edhe i qiellit, poet i harmonisë dhe ndeshjes së elementeve të natyrës dhe mendjes njerëzore, i përshkrimit të gëzimeve të përditshme të njeriut me humbjet dhe ngadhënjimet e tij, me poezinë e tij të hapësirave të gjera, poezi jashtë çdo kohe dhe hapësire - përherë në kërkim të krijimit dhe të zbulimit të misterit të Qenies – Saint John Perse vuri rregull në kaosin e përgjithshëm”.

Të dhëna

Faqe168
ISBN9782954139920
Titulli origjinalOdeon
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiAlket Çani