Një libër me ushtrime dhe lojëra për klasën e pestë. Shumë ushtrime dhe lojëra për të mos harruar ato që ke mësuar gjatë vitit.
Një tjetër kryevepër e George Orwell në gjuhën shqipe, por kësaj radhe autori sjell shënime të natyrës autobiografike në një libër i cili të ndihmon për të zbuluar shumë aspekte të një prej shkrimtarëve klasik më të lexuar të ditëve tona, por njëherësh edhe fuqinë e revoltës ndaj padrejtësive sociale
Romani i shkruar bukur dhe i ndier i Conway-it, është po aq i koklavitur sa titulli i tij. Ndërthur bukur shqetësimet e adoleshentëve të rinj me një histori prekëse dhe mbërthyese, që të argëton dhe të këshillon në të njëjtën kohë. Me librin “Një lëmsh sekretesh”, mbyllet trilogjia e shkrimtares Anne-Marie Conway. Libri 1 – Vera e fluturave. Libri 2 –...
Ky libër është një pasqyrë e qartë për efektet pozitive të mendimit përfundimtar që të flakim çdo pretekst që dezorientron jetën tonë.
Një nga librat më të famshëm në botë vjen edhe në shqip. Miqtë tanë të vegjël do të buzëqeshin natyrshëm duke lexuar dhe shijuar botimin e shkrimtarjes së mirënjohur amerikane, Raina Telgemeier.
Napolon Bonaparti eshte lideri më me ndikim edhe sot dhe vazhdon te terheqe vemendjen jo vetem te lidereve ne mbare boten, por edhe te lexuesit te thjeshte. Kjo biografi e shkruar nga autorja Pascale Fautier cilesohet nder studimet me serioze dhe me te thelluar te shkruar per kete personalitet te permasave boterore.
Një histori që rrotullohet rreth atyre që "duhet" dhe që "do" të bëjë një vajzë e re, historia e Olgës e cila përballet çdo ditë me frikën e saj... Jeta është një ëndërr e bukur që duhet jetuar, ashtu siç dimë, ashtu si na vjen.
E cilësuar si një nga kryeveprat e shekullit të XX. Me gjenealitetin e tij u përballëm me tragjizmin e fateve njerëzore. Personazhi Juxhin Uitlla,na tërheq me natyren e tij,talentin prej artisti,... Gjithashtu njihemi me shpirtin e tij si aventurier e të lëkundshëm në dashuri,…
Fjalor pamor trigjuhësh. Shqip - Anglish - Italisht
Gjithçka duket e humbur. Megjithatë, edhe një herë Dritës i duhet të tregojë fuqinë e vet dhe dashuria fsheh një tjetër sekret. Zoti i Territ po ia arrin qëllimit: frika e tradhtisë ka pushtuar Fairy Oak dhe Pervinka është detyruar të ikë. Binjaket janë ndarë... Aleanca e Lashtë midis Dritës dhe Territ është prishur. Mbrojtja e magjikëve thyhet, lufta...
Ky liber eshte konsideruar si romani me frymezues i vitit.
Ky botim, bashkëudhëtar i "Libri i Trupit të Vajzave", bën radiografinë e ndjenjave tuaja të brendshme, nëse je e lumtur, e trishtuar, e inatosur, e stresuar, e ngacmuar, e frikësuar ose e kënaqur për recetat që ke marrë rreth dilemave si ta bëj këtë ose atë.
Romani biografik i shkruar nga Loreta Vaso sjell historinë reale të mjekes së njohur Lindita Beqiri Mezini, duke zbuluar hap pas hapi dramat e një personazh real, një gruaje që nuk është dosido. “Doja shumë të shkruhej historia reale e jetës sime ‘lakuriqe’, për të përcjellë mesazhe tek ato nëna, gra, vajza që në jetë mund të kenë kaluar situata të...
Gjithçka tek e cila keni besuar për rënien në peshë është e gabuar. Shtimi në peshë dhe obeziteti tek të gjithë ne kontrollohen nga hormonet dhe vetëm duke kuptuar efektet e insulinës dhe rezistencën ndaj insulinës mund të arrijmë humbjen e qëndrueshme në peshë. Pse insulina është çelësi për të kontrolluar peshën e trupit
Si t'i harroni brengat dhe të gjeni kënaqësi në jetë. Libri i dytë ka formën e një raporti dinamik, të përmbledhur mirë dhe të dokumentuar, për atë se si të ballafaqohemi në situata konfliktuale, por edhe si të dominojmë në rastet e shumta, çka është edhe një parashikim i çdo shoqërie.
Pak rreshta tregojnë një përmbajtje jo të vogël: lumturia që e duam të gjithë, është brenda nesh dhe ka të bëjë me gjërat e vogla që na rrethojnë përditë. Ilustrimet janë mjeshtërore, përrallore dhe na çojnë në një botë të bukur ku zhytemi në natyrë dhe jeta rrjedh ngadalë. Ndaj shikojini me vëmendje dhe do të kënaqeni. Ngjyrat janë tipike vjeshtake.
Kjo kryevepër dëshpëruese realiste, përshkruan ngadalë rrjedhën jetësore duke zhbiruar durimin tragjik e të hidhur njerëzor. Përkushtimi ndaj Zotit vetëm sa e largon atë gjithnjë e më shumë nga njerëzit derisa më në fund të ketë arritur një pikë në të cilën duhet të njohë veten ngase tashmë nuk di asgjë për njerëzit – si dhe është tepër vonë për ta...
“Një libër i madh, ambicioz, i shkëlqyer, i guximshëm, argëtues dhe befasues, është romani i Anlgisë sot, pasuruar me letërsi... Vepër mallëngjyese e një autoreje që i njeh tej e tej si njerëzit dhe romanet.”
Metoda më e mirë e përgatitur nga ekspertët e arsimit parashkollor pranë Universiteti i Oksfordit për të përgatitur fëmijën tuaj për shkollë përmban tre libra në të cilat fëmijët 7-9 vjeç praktikojnë njohuritë plotësuese në ndihmë të programeve shkollore. Libri i dytë është pjesë e materialeve ndihmëse për programin shkollor, si një ndihmesë për të...
John Kampfner është britanik dhe flet për ndryshimin e madh që ka pësuar imazhi i Gjermanisë jashtë vendit gjatë viteve të fundit. Ai e quan shembullore politikën gjermane: Lufta kundër Covid 19, kriza financiare dhe e refugjatëve, asnjë vend tjetër nuk ka arritur të lundrojë me kaq sukses dhe në mënyrë kaq sovrane përmes këtyre kohëve të vështira.
Udhëtoni me lojëra në shoqërinë e Mashës dhe të ariut: një kënaqësi e papërsëritshme! Edhe nëse jeni duke shkuar me pushime, te një mik apo duke bërë një shëtitje, librin mund ta merrni gjithmonë me vete! Në të, do të gjeni shumë ushtrime interesante dhe lojëra me heronjtë tuaj të preferuar. Me Mashën dhe ariun, nuk do të mërziteni kurrë!
"Jul Cezari" u shkrua mes viteve 1599 dhe 1601, ku Shekspiri dramatizon, por edhe ndërlidh me mjeshtëri karakteret e veprës "Jetët Paralele" të Plutarkut, duke krijuar veprën teatrale më të fortë të botës, sa që me të drejtë konsiderohet shumë më me vlerë sesa duzina vëllimesh historianësh të specializuar. Një botim luksoz i përkthimit zyrtar të Fan S. Noli.
Një rrëfenjë e mrekullueshme e Oborrit perandorak rus në të gjithë lavdinë e tij të shkëlqyeshme. Eva Stachniak i sjell në jetë me mjaft gjallëri vitet e hershme të nuses së re e të urtë, e cila do të bëhej e tmerrshmja dhe magjepsësja Katerina e Madhe.
Një histori që na mëson se ç'është e aftë të bëjë ose të mos bëjë qenia njerëzore
Një hetim i ri i Cormoran Strike. Së bashku me asistentin e tij Robi Ellacott, ato mundohen të zbulojnë një mister të ri që lidhet me ushtarët që kthehen nga lufta.
Robinson Kruzo është një roman i shkruar nga Daniel Defoe, botuar së pari më 25 prill 1719. Botimi i parë ia mveshi autorësinë e librit protagonistit Robinson Kruzo, aq sa lexuesit menduan se bëhej fjalë për një udhëpërshkrim me incidente të vërteta.
Të jetosh gjatë dhe në formë nuk është një mirazh, por nevojiten këshillat e duhura, një angazhim i vazhdueshëm dhe mbi të gjitha kënaqësia e kujdesit ndaj vetes. Ky liber i pergatitur nga tre dietologet me te njohur italiane ne fushen e ushqyerjes, Ciro Vestita, Federica Alaura, Irene Gelli, e realizon ne menyre te shkelqyer kete qellim.
Seria e Klubit të Vrasësve të Grave vazhdon me historitë e dedektives Lindsay Boxer. Por, kësaj radhe veç aventurave të saja për zbulimin e krimit, ngjarjet vijnë edhe me jetën e saj private. Në një hotel ndodhin katër vrasje të shkëputura në dukje nga njëra tjetra. Lindsay-t do ti duhet të zbulojë autorët por kjo gjë i kushton shumë dedektives tonë.