Dy përrallat më të dashura për të...
Shtepia botuese Muza sjell librin e parë të serisë “Creek Canyon”, - nje bestseller absolut i The New York Times
Dashuria është e vështirë dhe ndonjëherë të thyen zemrën, ama ia vlen gjithmonë ta provosh. Pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj të dashur, një vajzë kubanoamerikane niset për në Havanë, ku zbulon rrënjët e identitetit të saj dhe nxjerr në dritë një sekret të familjes që nga koha e revolucionit kuban.
Ky libër debutues i Max Seeck-ut është një thriller intensiv, me një komplot të thurur me aq mjeshtëri sa lexuesi e ka të vështirë ta heqë mënjanë e të mos e çojë deri në fund. Max Seeck është autor bestseller i The New York Times. Ky libër ka fituar çmimin Debut Thriller Prize për vitin 2017
Kemi degjuar per femijet me te keqij ne bote, - madje, jeni njohur tashme edhe me mesuesit me te keqij,- por jo per prinderit. Dhe, a e dini se autori me i lexuari i momentit nga lexuesit e vegjel, David Walliams, sjell edhe librin "Prindërit më të këqij në botë". Tani shkrihuni së qeshuri me...
Kjo është historia e Benedikt Brixhërtonit, e treta në serinë e romaneve me temë nga periudha e Regjencës në Londër, me në qendër familjen e fuqishme të kohës, Brixhërtonët.
Gazmend M. Kapllani, filozof dhe rrëfimtar, ka rrëfyer përmes një historie mes të shkuarës dhe të tashmes një ëndërr dhe një realitet, një absurd dhe një komedi, që vallëzojnë pafundësisht lëkurës së njeriut. “Ditar i shkurtër kufijsh” sjell absurdin e një sistemi pa liri dhe odisenë e pafundme të emigrimit. Ka pranuar fatin që i ka rënë për vendin ku ka...
“Gjyshja Gango godet përsëri!” është pjesa e dytë dhe një shoqëruese jashtëzakonisht brilante e novelës së adhuruar “Gjyshja Gango”, shkruar nga David Walliams-i, autor i MILIONA kopjeve të shitura.
Kryevepra e Meri Shellit, një roman i shkruar në stilin gotik, fama e të cilit ka pushtuar botën. Frankenshtajni është një student i ri dhe idealist, që pasi arriti të zbulonte të fshehtën e jetës, krijoi një qenie të gjallë sikurse vetja. Po, fatkeqësisht, qenia e krijuar del jashtë kontrolli dhe kthehet në përbindësh.
Tmerr. Romancë. Shkenca. Një përrallë klasike që nuk duhet humbur kurrësesi. Frankenstein duhet të jetë një lexim i domosdoshëm për çdo adhurues të letërsisë klasike, fantashkencës dhe të thrillerit. Ky roman klasik na tregon historinë e pasojave shkatërruese për ata që ndjekin pushtetin dhe lavdinë.
Meri është një vajzë e llastuar që jeton në Indi.
Një libër me copëza të panumërta urtësie për këdo që përballet me vdekjen. Një histori e thellë dashurie me mësime jo vetëm si të jetosh, por edhe si të vdesësh. “Një çështje vdekjeje dhe jete” tregon sesi Merilin dhe Irvin Jalomi i hynë një rruge të mundimshme dhe plot vuajtje: Merilini për të pasur një vdekje të lehtë, Irvini për t’ia dalë të jetojë pa...
Pesë përralla të mrekullueshme, mbushur me magji dhe emocion, Rrëfenjat e Bardit Bidëll kanë qenë leximet më të preferuara para gjumit në familjet magjistare, për shekuj me radhë.
Ky triller psikologjik që të mban mbërthyer sinjalizon shpërthimin e një talenti. Libri “Njëra nga vajzat” trajton vështirësitë dhe gëzimet e miqësisë mes vajzave, por edhe pasojat e paimagjinueshme që ajo mund të ketë, kur diçka në këtë lidhje sa të bukur, aq edhe problematike, shkon keq. Shkrimtarja e mirënjohur amerikane, Lucy Clarke është autore e...
Një aventurë epike nga autorja Albana Osmani. Ilustruar prej saj ne nje forme shume vizionare, dedikuar të rinjve dhe atyre që shohin nga e ardhmja! Romani fantastiko-shkencor ndjek përballjen e paepur të një grupi të rinjsh me Inteligjencën Artificiale, që mund të cilësohet, pa dyshim, si beteja më e ashpër e kohës!
Tregtari i Venedikut” është një nga komeditë më popullore të Shekspirit, që mendohet të jetë shkruar mes viteve 1596-1598.
Si të dalësh nga betejat rreth veshjeve, rregullit, grindjeve para se të nisen për në shkollë apo para gjumit? Prindërit kanë prirjen që t’i interpretojnë sjelljet e tepruara ose të bezdisshme të të vegjëlve si manifestime kundërshtimi, të një vullneti të keq, paturpësie. Të tjerë fajësojnë veten dhe kërkojnë traumën. Po sikur të ketë shkaqe të tjera?
Një libër me ushtrime dhe lojëra për klasën e katërt. Shumë ushtrime dhe lojëra për të mos harruar ato që ke mësuar gjatë vitit.
Të gjithë i njohim këta emra të rëndësishëm për gjurmët e pashlyeshme e veprat e lëna pas, por pak dimë për ndjenjat e tyre intime. Plot stil, sublime, të shprehura bukur dhe me një ndjeshmëri të madhe, jua sjellim të përmbledhura disa prej letrave më të famshme të tyre, drejtuar më të dashurve të jetës.
'JI RRUGË-ZGJIDHJA', libri i parë në zhanërin e vetëzhvillimit, ofruar nga ‘ADAPT Botime’ me autor Eno Barjami, i cili njihet si njëri prej studiuesve, trajnuesve dhe sipërmarrësve më në zë të momentit në Shqipëri dhe në rajon.
Pavarësisht të gjitha plotësimeve, që do t’i bëheshin strukturës së psikoanalizës gjatë çerekshekullit që pasoi, këto leksione paraqesin një skicë paraprake të admirueshme. Japin një ide të shkëlqyeshme të stilit të qartë e të çlirët dhe të arsyetimit të pasforcuar, që e bënë Frojdin një lektor aq të shquar.
Mësoni si të hiqni dorë nga kontrolli mbi fëmijët, si të mos luteni dhe si të bëheni prindi që keni dashur të jeni. I doni fëmijët, po, nëse jeni si pjesa më e madhe e prindërve, jo gjithmonë i pëlqeni sjelljet e tyre. Si t'i udhëhiqni, atëherë, pa hequr dorë as ju vetë nga sjellja optimale?
Libri është rezultat i punës mbi 25-vjeçare të autorit në botën e biznesit dhe të shitjes dhe është përmbledhje praktikash personale, e literaturës së lexuar dhe seminareve që autori ka ndjekur.
Kodoni website-in, aplikacionin dhe lojën tuaj, si dhe zhvilloni aftësi të vërteta kodimi me anë të kësaj metode mësimore mjaft argëtuese për fillestarët. Mësoni duke ndjekur udhëzimet hap pas hapi dhe përfundoni gjatë misione shumë interesante. Më pas provoni njohuritë tuaja duke koduar projektet tuaja individuale.
Ky është një manual që vlen për këdo, por veçanërisht për studiuesit, ekspertët dhe studentë kandidatë për fushën e marrëdhënieve me publikun.Ky libër, pas suksesit në botimin e parë, në këtë botim të dytë sjell një studim të thelluar të fushës së marrëdhënieve me publikun në Shqipëri dhe Kosovë, qoftë në fushën institucionale ashtu edhe atë korporative....
Me hijeshi të jashtëzakonshme, shkrimtarja suedeze na shoqëron në këtë rrugëtim të trazuar dhe pa destinacion, që i shtyn dy protagonistët të luftojnë për të gjetur atë fill që i lidh në mënyrë të pazgjidhshme: pushtetin e fshehtë të dashurisë së tyre të mbrapshtë.
"Hajdutja e pafumeve" është një roman dehës mbi jetën e çmendur të nëndheshme të Parisit të pushtuar nga nazistët. Në çdo faqe të tij ndjehen aromat magjepsëse të parfumit...
Nje tjeter roman i shkelqyer mbi dramen e Holokaustit, per kampin famekeq te Aushvicit hidhet ne qarkullim nga shtepia botuese Dituria, sjelle ne shqip nga Oriana Tamburi