I ri Te shendetshem dhe ne forme ne cdo moshe Shiko më të madhe

Te shendetshem dhe ne forme ne cdo moshe

Ciro Vestita, Federica Alaura, Irene Gelli A-003904

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Të jetosh gjatë dhe në formë nuk është një mirazh, por nevojiten këshillat e duhura, një angazhim i vazhdueshëm dhe mbi të gjitha kënaqësia e kujdesit ndaj vetes. Ky liber i pergatitur nga tre dietologet me te njohur italiane ne fushen e ushqyerjes, Ciro Vestita, Federica Alaura, Irene Gelli, e realizon ne menyre te shkelqyer kete qellim.

Më shumë detaje

486 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928084170

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Të flasësh për ushqyerjen nënkupton të flasësh më përgjithësisht për stil jetese, duke nisur nga ushtrimet fizike, që janë gjithnjë thelbësore.Në këtë libër ju njohim me aktivitetet më të përshtatshme për çdo fazë të jetës, që prej lëvizjeve të para kuturu të këmbëve tek i porsalinduri deri te joga për moshën e tretë.

Të gjithë librin e përshkon një linjë që merret me trajtimin dhe analizimin e toksinave të shumta, ndaj të cilave jemi të ekspozuar në përditshmëri dhe na rrezikojnë shëndetin tonë. Shumë të dobishme janë edhe informacionet mbi barërat më të përshtatshme mjekësore, për të trajtuar në mënyrë tërësisht natyrale shqetësimet e ndryshme.

Një libër ndryshe nga të tjerët mbi mënyrën e ushqyerjes dhe përkujdesit ndaj shëndetit. Për herë të parë, Ciro Vestita, Federica Alaura dhe Irene Gelli na paraqesin një panoramë të detajuar dhe të thelluar mbi ushqyerjen e duhur në të gjitha fazat e jetës, duke nisur që nga shtatzënia, fëmijëria, pjekuria dhe mosha e pleqërisë.

Cilat janë ushqimet më të mira kur pret një fëmijë? Është vërtet e nevojshme ta pasurosh dietën ushqimore të një adoleshenti që bën shumë sport? Si të ndryshosh regjim kur oreksi dhe nevojat kalorike zvogëlohen në vitet e argjendta? Lexuesi mund të kuptojë, në këtë mënyrë, atë që ndodh me trupin e tij me kalimin e kohës dhe të përshtatë zakonet e ushqyerjes pa sforcime të tepërta.

Me një rrugëtim të gjatë si nutricionist i nivelit të parë dhe i ndërgjegjshëm për fuqinë kurative të bimëve, Vestita ka hartuar një manual të vërtetë me sjellje të shëndetshme, shumë prej të cilave të panjohura më parë dhe pak të praktikuara, që na shoqërojnë gjatë gjithë jetës, duke i kushtuar vëmendje dhe duke ofruar sugjerime për secilin prej nesh, në çdo moshë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe214
ISBN9789928084170
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRegel Rizaj