Bora Kertusha e vazhdon historine e saj te nisur me romanin e pare A vret njeriu nga dashuria? Ne nje seri befasuese te sendertimit te realitetit te qenies njerezore, i vendosur mes sfidave te pushtetit, parase dhe dashurise. Ne keto faqe do te zbuloni te verteta qe secilit prej nesh na i sfidon jeta jone e perditshme
Zonja Bovari vjen edhe ne nje perkthim tjeter ne gjuhen shqipe fale punes se palodhur te shqiperuesit Hysen Sinani: Ky tekst eshte i shoqeruar edhe me rrefime te tjera dhe eshte hedhur ne qarkullim ne nje version botimi de-lux nga shtepia botuese Zenit
“Monarku i hijeve”, si hetim personal dhe kolektiv, si një roman për luftën thellësisht kundër luftës, u përgjigjet në mënyrë të papritur dhe iluminuese pyetjeve të ngritura nga autori mbi pesëmbëdhjetë vjet më parë me “Ushtarë të Salaminës”.
Shkrimtarja e njohur izraelite Dorit Rabynian vjen për herë të parë në shqip me romanin "Në kufijtë e mallit dhe brengës", përkthyer nga Zana Harxhi Baroni. Një libër i vlerësuar me disa çmime! I përkthyer në tetëmbëdhjetë gjuhë! U ndalua përkohësisht në Izrael
Libri “Katër erërat” na njeh me jetën gjatë Depresionit të Madh dhe njerëzit që e jetuan atë; me realitetin e ashpër që ndau një komb dhe me betejën “të kesh dhe të mos kesh”. Një portretizim i gjallë i Amerikës dhe ëndrrës amerikane, i parë me sytë e një gruaje të vendosur, kuraja dhe sakrificat e së cilës shënjuan një brez të tërë.
Një nga romanet më të bukura të letërsisë klasike shqiptare, vjen i përshtatur në shqipen e sotme nga Dritan Kiçi dhe i botuar nga RL Books.
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve …
Ky roman është shkruar midis vitit 2004 dhe 2021 përgjatë një hulumtimi të brendshëm të vazhdueshëm. Ai mori shkas tek unë pas leximit të romanit “Mjeshtri dhe Margarita” të autorit rus M. Bulgakov.
Duka e Sudeleigh - it është i vendosur ta martojë vajzën e tij ngatërrestare, Elizabeta. Edhe kjo bukuroshe kokëfortë është po aq e vendosur t'i shpëtojë martesës, atë e shpëton një fermer skocez. Më vonë ajo i futej atij në shtrat...por e zbulojnë.
"Bonavia" është afresku i mbarë shoqërisë postjugosllave në kërkim të një identiteti të ri në rravgimin e vet midis të shkuarës së anatemuar, të tashmes problematike dhe të ardhmes së pasigurt.
Nje tjeter roman i shkelqyer mbi dramen e Holokaustit, per kampin famekeq te Aushvicit hidhet ne qarkullim nga shtepia botuese Dituria, sjelle ne shqip nga Oriana Tamburi
Romani “Kufiri” është vepra e parë e botuesit dhe sipërmarrësit Latif Ajrullai në fushën e letërsisë artistike.
Libri ka një nivel të lartë intelektual, ku ndihet kultura evropiane në të cilën Carlo Levi ka rrënjët e tij, ku me kulturë evropiane nënkuptojmë atë të asaj epoke, deri në fund të Luftës së" Dytë Botërore.
Një libër i ri në shqip i Lena Manda, - autorja më e lexuar sot në Greqi. Udhëtimi për në Venecia i përhershëm, plot trazira dhe surpriza. Kryesisht plot magji…
Një sagë e jashtëzakonshme plot intriga, dashuri dhe zhvillime të befta, parë nga një këndvështrim i veçantë: ai i shërbyesve të Vilës së Pëlhurave. Kureshtarë, të vëmendshëm, besnikë apo intrigantë, shërbyesit përgjojnë çdo lëvizje të zotërinjve, ua njohin çdo të fshehtë, ëndërrojnë me ta dhe zilepsen pas jetës së tyre farfuritëse
Romani “Ushtarë të Salaminës”, botuar për herë të parë më 2001, pati një sukses të jashtëzakonshëm kudo ku u përkthye dhe qarkulloi në botë (në 20 gjuhë të ndryshme) dhe u vlerësua me çmime nga më të rëndësishmet, si me çmimin “Libreter”, çmimin “Libreria Colame”, çmimin “Salambo”, “The Independent Foreign Fiction Prize” në Shtetet e Bashkuara, çmimin e...
Shkrimtari britanik Robert Harris na sjell një thriller makiavelian nga Roma e lashtë, parë nga sytë e një skllavi. Banda kriminale të punësuar nga pasunarë të rënë nga vakti që përzjehen me delikatesën e argumentimeve ligjore dhe besëtytënitë fetare, shoqëruar me aventura. Romani i Harrisit lexohet njëkohësisht si një histori plot humor dhe një...
Një histori e paharrueshme, MBRETËRESHA E JUGUT kapërcen kontinentet, nga rrugët me pluhur të Meksikës tek ujërat rrezëlluese të bregut të Marokut, nga Spanja në Ngushticën e Gjibraltarit. Një histori emocionuese e ndërtuar mbi përjetimet magjepsëse të baladave të trafikantëve të drogës, ajo të ngërthen në sensualitetin dhe mizorinë, dashurinë dhe...
"Me një gjuhë poetike dhe koncize dhe kompakte, Alvydas Šlepikas u sjell drejtësi viktimave. Lexuesit mund ta nuhasin djersën e ftohtë të grave dhe vajzave teksa ndeshen me ushtarët e dehur, mund ta ndiejnë të ftohtin theres të dimrit, dhe të shohin femijet teksa luftojnë për nje kafshatë dhe ndajnë në dëshpërimin e tyre vullnetin per te mbijetuar."
Një autor postmodern në një Shqipëri postkomuniste, Çapaliku prek të gjitha zhanret, duke i përzier me mjeshtëri dhe shije, veçanërisht në teatrin e tij. Ndërkaq romanet e tij në përgjithësi nuk ndjekin linjën narrative të një personazhi të caktuar.
Pas botimit ne tre vellime te ndara, trilogjia “Secili cmendet sipas menyres se vet” vjen ne nje botim te plote, hardcaver, per te gjithe te pasionuarit e kesaj sage te bukur shkodrane, shkruar plot sqim dhe detaje nga studiuesi dhe shkrimtari Stefan Çapaliku....
Një fëmijë është zhdukur në një park në periferi të Romës. Jo shumë larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit, gjendet e ëma e vdekur. Hetuesit besojnë se personi përgjegjës është bashkëshorti i gruas, dhe që pastaj mund të ketë vrarë edhe të birin duke fshehur trupin.
Ato që përshkruhen në këtë libër, janë vetëm një pjesë e vogël e historive të dhembshme të vajzave ruse që u dashuruan me studentë shqiptarë dhe zgjodhën të krijonin familje e të jetonin në Shqipëri.
Një testament prekes i shpirtit njerëzor. Qyteti kufitar është një roman i shkruar bukur, i quajtur kryevepër e Shen Congwenit për portretizimin e jetës fshatare kineze.
Sokol Pepkolaj, pas botimit të romaneve: “Sekreti i dashurisë”, “Të fshehtat që djegin zemrën” dhe “Amë vajze”, paraqitet para lexuesit me romanin e tij të katërt dhe ka në proces punimi edhe romane të tjera.
Romani i ri i Javier Marías është historia e një dashurie të papërkryer, sikurse janë të gjitha ato. Historia e një gruaje si Berta Isla, që ka zgjedhur të qëndrojë pranë një burri që shpreson ta njohë, por që në fund nuk do të shfaqet kurrë ai që është në të vërtetë. Është historia e një lidhjeje, e cila, pasi ka mbaruar pasioni, mbahet në këmbë në një...
Romani "Jeta e vërtetë", trajton temën universale të jetës dhe vdekjes dhe dinamikën e marrëdhënieve familjare shpeshherë të ndërlikuara.