Në të gjithë Amerikën dhe gjithë botën po flitet për triologjinë Milenium të novelave të Stieg Larsson, ku flitet për historinë e Lisbeth Salander, “një prej heroinave më origjinale dhe të paharrueshme të zhanrit thriller të kohëve të fundit. Kjo triologji do t’iu rrëmbejë kohën dhe do t’iu mbajë zgjuar derisa ta përfundoni. Niseni me veprën e parë....
Dy librat e parë të kësaj sage iu kanë çuar në shtegun që vepra e tretë duhet marrë menjëherë....
Kombinim i pashoq i aventurës, misterit e ankthit, nga dora e mjeshtrit rrëfimtar, autorit të romanit "Hija e erës". Trilogjia e mjegullës bashkon tre librat e parë të shkruar nga Carlos Ruiz Zafón, duke formuar një cikël romanesh me mister dhe aventurë. Plot intriga dhe befasi, të tre historitë formojnë një triptik ku elementet romanceske nga letërsia...
Ashtu si dhe në libra të tjerë të autores, ky triller është shkruar me një gjuhë të thjeshtë, tërheqëse, plot ngjarje që të mbajnë pezull e plot shtjellime ku ndonjëherë gjejmë përgjigjet e duhura. Lexim të këndshëm…
Turbullues, i mprehtë, me humor dhe pervers. Ashtu siç di vetëm Samanta Schweblin.
Guillaume Musso firmos një thriller tërheqës dhe joshës, të bartur nga personazhe tejet njerëzorë. Një zhytje marramendëse në botën misterioze të krijimit. “Arti është një gënjeshtër që thotë të vërtetën…”
Në krye të klasifikimeve letrarenë të gjithë botën. Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur.
Mënyra si shkruan Sara Stridsbergu është poetike dhe evokuese, që zbulon të gjitha kthesat e marrëdhënies midis një ati, që ndihet jashtë jetës, dhe një bije që përpiqet të fitojë jetën e vet Me një delikatesë të jashtëzakonshme, shkrimtarja i jep jetë dimensionit mitik, në të njëjtën kohë utopik e të tmerrshëm të spitalit psikiatrik, ku fiksimi për...
Ky është romani i fundit i Amos Oz, një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë izraelite dhe europiane të shekullit të XX. A është Juda ai i pabesi apo është ai që tradhëtoi Jezusin për 30 aspra për ti dhënë botës mundësinë për ta njohur
Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Mosha e leximit: nga 11 vjeç.
Përfundimi drithërues i trilogjisë fenomenale “Gjysmëkeqi”, së shpejti edhe në ekranin e madh.
Driton Smakaj është konsideruar si një nga zërat më premtues të letërsisë për të rinj në Kosovë. Në këtë roman, të botuar nga Argeta LMG, autori teston zhanrin e misterit: Jeta një inxhinieri shkon në një shteg të rrezikshëm pas zbulimit të një metali me vlerë në Kosovë, për të cilin janë investuar edhe njerëz dhe shtete të fuqishme
Në Kosovë priten ndryshime dramatike. Fuqitë e mëdha e kanë tërë vëmendjen rreth një ngjarje të madhe për shqiptarët në Ballkan, por një agjent i heshtur serb, i ikur nga Serbia pas bombardimeve të NATO-s merr një mision të rrezikshëm për të bllokuar atë ngjarjen e madhe shqiptare. Lumi, një agjent shqiptar, një ish luftëtar i UÇK-së bie në kurthin e...
Jo Nesbo vjen përsëri në shqip me librin e dytë të trilogjisë së tij. “Hakmarrja” është një trillër kompleks psikologjik që bashkon skajet e dy hetimeve të ndryshme – grabitjen në bankën e Oslos dhe vrasjen e një personazhi femër.
Askush nuk mund ta merrte me mend urrejtjen që ndieja për Sefi Hadlejn dhe gjithë Krosët e tjerë. Por mbi të gjitha për Sefi Hadlejn. Çdo gjë zuri fill me të dhe tim vëlla. E kështu ka për të mbaruar. Kallumi nuk ishte më. Sefi do të paguante deri më një. Shkatërrimi i saj ishte misioni dhe motivi i jetës sime. Ambicia ime e gjithëfuqishme dhe e pandalshme.
Një libër magjepsës dhe gllabërues, “Terapi dhe gënjeshtra” u jep lexuesve një vështrim grishës e thuajse të ndaluar mbi atë çka terapistët mendojnë në të vërtetë gjatë seancave të tyre.
Libër që magjeps dhe hipnotizon lexuesin. Një histori që nis me shpresën e një fundi të lumtur. Gjithcka thyhet kur papritur ai vdes…
Presidenti zhduket. E gjithë bota është tronditur. Por, arsyeja pse ai është i zhdukur është shumë më e rëndë nga se ç’mund të imagjinohet. Me detaje që vetëm një president si Bill Klinton mund t’i dijë, dhe me një lloj ankthi që vetëm James Patterson mund ta transmetojë. Ky libër është thrilleri më intrigues dhe më mbresëlënës ndër vite.
“Një xhentëlmen në Moskë” na flet në një epokë tjetër, plot hijëshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së dielës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Një roman që të magjeps kur flet për përpjekjet e kontit për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh njeri me qëllime të mëdha në jetë.
“Agjenti anglez”, një vepër mjeshtërore e letërsisë së spiunazhit, nga Daniel Silva!. Sipas Daily Mail, “Gabriel Aloni është një ndërthurje e Xhejson Bornit dhe Xhejms Bondit”
“Një libër i madh, ambicioz, i shkëlqyer, i guximshëm, argëtues dhe befasues, është romani i Anlgisë sot, pasuruar me letërsi... Vepër mallëngjyese e një autoreje që i njeh tej e tej si njerëzit dhe romanet.”
"Të huajt" u botua kur Hinton qe studente në vitin e parë në Universitetin e Tulsës dhe libri bëri bujë të jashtëzakonshme. Sot, me më shumë se pesëmbëdhjetë milionë kopje të shitura qëndron ende në krye të librave më të shitur për të rinjtë.
Roberto Saviano hyn pa iu dridhur syri në realitetin që ngaherë e ka hetuar dhe kridhet në origjinalitetin e historive të përfytyruara me një roman të jashtëzakonshëm pafajësie dhe mujshie. Mizor, i dhunshëm, pa rrugëdalje. Pandeh se më kall frikë një fëmijë si puna jote? Mua për t’u bërë fëmijë m’u deshën dhjetë vjet, për të t’i bërë trutë përshesh më...
Një tjetër roman thriller brilant nga John Grisham. The Boston Globe shkruan për këtë roman: Mjeshtëror, një thriller që të bën për vete
Viktor Canosinaj vjen me një tjetër roman për të rinj, - kësaj radhe me një thriller, pas suksesit që ka pasur me librat e mëparshëm për moshat e reja
Me të njëjtën forcë shprehëse dhe mendime të mprehta mbi instinktet njerëzore, me të cilat tërhoqi miliona lexues anembanë botës përmes librit të saj të parë shpërthyes “Vajza në tren”, Paula Hawkins na paraqet tani një histori mahnitëse, plot kthesa dhe thellësisht të ndjerë, e cila tregon se sa “mashtruese” mund të jenë emocionet dhe kujtimet, por edhe...
“Klubi i Bakllavasë”, libri që mbyll sagën e librave me detektivin osman, Jashim – nga shkrimtari dhe historiani anglez, Jason Goodwin. Aventurat e detektivit Jashim mbyllen me këtë libër, duke u dhënë përgjigje shumë pyetjeve që ngrihen në katër librat e parë të ardhur në gjuhën shqipe
Kushdo të jeni: Çdarëdo të besoni: Gjithçka është gati të ndryshojë. Origjina është jashtëzakonisht krijues – romani më i shkëlqyer dhe më zbavitës i Dan Brown-it deri më sot. Për më shumë, ju ftojmë të lexoni review e Ron Charles, editor i “Book World”, rreth romanit Origjina, botuar në gazetën amerikane. Shih linkun KETU