I ri Cmim i reduktuar! Autobusi i dritherimave 1 Shiko më të madhe

Autobusi i dritherimave 1

Paul van Loon A-001712

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Mosha e leximit: nga 11 vjeç.

Më shumë detaje

494 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292087

540 Lekë

-10%

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Libra të tjerë të serisë

Më tepër

Gjatë Javës së Librit për fëmijë, një shkrimtar i famshëm fton një mësues me klasën e tij për të bërë një ekskursion të veçantë me Autobusin e Drithërimave. Ky Autobus është një shpikje e zotit Onoval, shkrimtarit.

Automjeti është i vjetër, por ecën ende për bukuri. Shumë shkolla fillore janë ftuar të bëjnë ekskursione me të. Gjatë udhëtimit, shkrimtari lexon tregime nga libri i tij më i ri.

Ai ka përpara vetes edhe disa objekte: një skelet, një kavanoz… Autobusi bën përpara nëpër natë, i drejtuar nga një shofer që e ka të mbuluar fytyrën me një maskë.

Në fillim tregimet duken të pabesueshme, si rrëfimi për skeletin që lëviz e jeton si njeri i gjallë, apo tregimi për dymbëdhjetë gishtërinjtë e njeriut, por shumë ngjarje dhe rastësi të vogla që ndodhin në autobus, u shkaktojnë dyshime fëmijëve dhe mësuesit.

Ndërsa udhëtimi vazhdon, duket se dikush në autobus fsheh një sekret të keq. Apo janë më shumë ata që fshehin diçka?

 

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe168
ISBN9789928292087
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14x20.5
RomanMister&Thriller