I ri Të huajt, një histori e jashtëzakonshme për miqësinë dhe ndasinë Shiko më të madhe

Te huajt, nje histori e jashtezakonshme per miqesine dhe ndasine

S. E. Hinton BAT0129

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Të huajt" u botua kur Hinton qe studente në vitin e parë në Universitetin e Tulsës dhe libri bëri bujë të jashtëzakonshme. Sot, me më shumë se pesëmbëdhjetë milionë kopje të shitura qëndron ende në krye të librave më të shitur për të rinjtë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928219732

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Poniboi mund t'i varë shpresat tek vëllezërit e tij. Po ashtu edhe tek shokët e grupit. Por për asgjë më shumë, veçse t'u shpëtojë telasheve me zengjinët, një bandë horrash e fëmijëve të të pasurve të cilët duke menduar se është koha e tyre rrahin barbarisht lyrashët, si Poniboi. Të paktën di për çfarë të shpresojë – gjersa një natë dikush i çon gjërat tepër, tepër larg.

Karriera e Susan Eloise Hinton si shkrimtare nisi qëkur ishte nxënëse në shkollën e mesme Uill Rogers në Tulsa, Oklahama. E nxitur nga përleshjet midis dy grupeve të shkollës së saj të mesme, lyrashët dhe zengjinët, Hinton shkroi "Të huajt", një roman i sinqertë dhe shpeshherë tronditës, i treguar nga këndvështrimi i një katërmbëdhjetëvjeçari me emrin Poniboi Kurtis.

Në vitin 1983 libri u bë edhe film, nën drejtimin e regjisorit Francis Ford Kopola (Coppola) ku luajnë yjet e ardhshëm të kinemasë Tom Kruiz, Mat Dilon dhe Rob Loui. Më 1988, në organizimin e përvitshëm të çmimit Margaret A. Eduard (Margaret A. Edëards), Hinton u vlerësua me çmim të parë dhënë në nder të autorit "libri ose librat e të cilit i kanë rezistuar kohës, janë pranuar nga të rinjtë si një zë i mirëfilltë që vijojnë të rrezatojnë eskperiencat dhe emocionet e tyre, të hedhin dritë mbi jetët e tyre".

S. E. Hinton jeton sot e kësaj dite në Oklahama me bashkëshortin e saj, ku kënaqet duke shkruar, pushuar e ngarë kuajt.

Koment nga autorja

... Pritja e librit nga lexuesi ka qenë e jashtëzakonshme. Marr letra nga çdo shtet i Amerikës, si edhe nga shumë vende të huaja. Nga dhjetëvjeçarët deri tek shtatëdhjetëvjeçarët. Të dënuar me burg dhe policë. Mësues, punonjës socialë dhe gjyshër. Dhe sidomos nga fëmijët.

Fëmijë të cilët e kanë pasur jetën të ngjashme me "Të huajt". Fëmijë të cilët as nuk e shkonin ndërmend të jetonin si ata te "Të huajt". Fëmijë që lexonin shumë, por edhe ata që më parë s'kishin pasur durim të mbaronin së lexuari qoftë edhe një libër.

Letrat që thonë "Më pëlqeu libri" janë të mira. Ato që thonë "Më përpara nuk më ka pëlqyer kurrë të lexoj libra, por tani lexoj gjatë gjithë kohës" janë më të mira. Por ato që thonë se "Të huajt më ka ndryshuar jetën" dhe "E kam lexuar librin para pesëmbëdhjetë vjetësh dhe shpesh e mendoj se sa shumë ka ndikuar ky libër në zgjedhjet e jetës sime" sinqerisht më tronditin...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe208
ISBN9789928219732
Titulli origjinalThe outsiders
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRuzhdi Totaj
RomanMister&Thriller