Jane Shemilt A-002435
Libër i ri
Në krye të klasifikimeve letrarenë të gjithë botën. Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur.
494 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928292124 | |
Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën. Dhe ku ishte Tedi, ndërkohë? Ku kishte qenë ai gjatë rritjes së fëmijëve dhe adoleshencës së tyre?
Në romanin e dytë, Një shtëpi tepër e qetë, autorja rrëfen fatin e personazheve të njohura tashmë dhe të të tjerëve, që do të përfshihen në jetët e tyre.
Për Betin takimi me Albin, kirurg me një karrierë në rritje, do të thotë të fillojë jetën nga e para dhe t’i kthejë shpinën së kaluarës. Tani Beti duket se ka gjithçka që dëshiron: një burrë të ri, një të ardhme të ndritshme përpara...
Albi, i shoqi, duket se po kalon edhe ai një kohë të mbarë: mentori i tij, Tedi, i cili me autoritetin dhe sjelljen e përkryer mban frerët e spitalit, i ka lënë të kuptojë se ka ndërmend ta emërojë si “trashëgimtarin” e tij: kryekirurg, shkencëtar me një projekt ambicioz, dhe para, para pa fund.
Por ai nuk e di ose ambicia e tij e pakontrolluar e pengon të dallojë diçka që tashmë ka zënë të kriset në jetën e tij të përsosur.
Dhe nga larg mund të shihen rrufetë që paralajmërojnë ardhjen e një stuhie me përmasa katastrofike ...
A ekziston vërtet një martesë e përsosur?
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 304 |
| ISBN | 9789928292124 |
| Viti i Botimit | 2019 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Jorgji Qirjako |
| Roman | Mister&Thriller |
Ky libër kryeson listat letrare në mbarë botën, - një triller i jashtëzakonshëm për të cilin flasin të gjithë. Ai është përkthyer në të paktën 18 gjuhë të botës