I ri Zbuluesi Shiko më të madhe

Zbuluesi

Serguei Jirnov, Jean-Luc Riva BAT0485

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nuk zgjidhni ju te hyni ne KGB. Eshte KGB qe ju zgjedh ju. Kjo eshte historia e rralle e librit Zbuluesi, i cili hidhet ne qarkullim nga Botart qe nga data 4 nentor 2023: Nga rekrutimi te trajnimi, historia e vërtetë dhe e jashtëzakonshme e spiunit të vetëm të KBG-së që hyri në ENA për të depërtuar në administratën franceze. Nëse duam vërtet të kuptojmë Spiunazhin Rus të djeshëm dhe të sotëm, duhet të lexojmë ZBULUESIN.

Më shumë detaje

11082 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN789928341693

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kur, në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, hyn në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (MGIMO) në Moskë, Sergei Zhirnov nuk e imagjinon aspak që, së shpejti, hapat e tij do të drejtohen nga KGB-ja. Megjithatë, kjo e fundit e ka zgjedhur për ta pranuar në elitën më të lartë të “kopesë” së saj të spiunëve: “zbuluesve”. Kështu emërtohen “ilegalët”, misioni i të cilëve është të infiltrohen në thellësi, dhe për një periudhë afatgjatë, në gjirin e armikut perëndimor, duke u hequr si një prej njerëzve të tij.

Është një përgatitje klandestine, që zhvillohet jashtë rrugëve tradicionale, duke e detyruar të zgjedhurin të ndjekë në vendin e vet rrugëtimin klasik të një qytetari, njëherësh me atë të një agjenti të fshehtë. Kur shërbimi e vlerëson se është gati, zbuluesi hyn në Shkollën e Pyllit, vendi më misterioz i BRSS-së, për të ndjekur kursin e përbashkët të oficerëve të KGB-së. Por edhe aty, asnjë prej shefave të tij, asnjë prej shokëve të kursit, nuk do ta marrë vesh që ai është i destinuar për një karrierë “ilegali”.

Pak nga pak, Sergei do të mësojë të gënjejë, të mashtrojë, të manipulojë, deri aty sa të depërtojë në ENA, në Paris, për të pikasur “shënjestrat” e mundshme që fshihen në këtë inkubator të funksionarëve të lartë të ardhshëm francezë dhe të huaj.

Nga fëmijëria te misionet e tij, ndjekim jetën e përditshme të jashtëzakonshme të Sergei Zhirnovit, në një vend të madh, ku komunizmi sundon ende, por duke i pasur ditët të numëruara. Së bashku me të ndjekim rënien e Bashkimit Sovjetik dhe të krahut të tij të armatosur, KGB-së. Me të, zbulojmë teknikat e spiunazhit, kompromatet, spetsnaz-ët, tradhtarët që ekzekutohen.

Më në fund, duke qenë se natyra nuk e duron boshllëkun, Sergei Zhirnov do të shohë rilindjen e hidrës çekiste me krijimin e SVR-së dhe të FSB-së. Që nga kjo kohë, ai hedh një vështrim të mprehtë mbi përdorimin e shërbimeve sekrete në Rusinë e Vladimir Putinit, një njeri i errët, me të cilin është ndeshur disa herë gjatë jetës së tij.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe528
ISBN789928341693
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLorena Dedja