Kërko më tej
Subcategories
Janë këngë zemrash të gëzuara, si lule mali, fllad i fushës. Kush iu dëgjoi e s'u rinua nga ju o këngë vogëlushësh?
Janë dyzet poezi të shkruara me sqimën e një poeti. Emigranti, shtegtar i përjetshëm, midis brigjesh dhe ndarjesh, të cilit poezia i doli si ulërimë e shpirtit. Megjithatë vargjet e tij nuk janë rebele edhe pse ka jetuar midis sfidash.
"Gjuhët e Parajsës" do të inkurajojë gjithashtu një konceptim modern dhe demokratik ndaj "tjetrit".
Në këtë vepër prej 206 faqesh, autori paraqet me hollësi jetën familjare të poetit, veprën që shkroi dhe aspekte të historisë së tij.
Për herë të parë në tregun shqiptar një libër që sjell profilin e plotë të një prej kriminelëve më të pashpirt të të gjitha kohërave – Altin Dardhës, autorit të 61 vrasjeve, shumica e të cilave të kryera gjatë pak muajve të vitit 1997. Historia plotësohet me ndihmën e një numri të madh dokumentesh zyrtare që provojnë pothuaj të gjitha pikat kulmore të...
Mbi dhjetë vjet kanë kaluar nga botimi i parë në gjuhën greke i librit që kini në duar, vite të pasura në zhvillime për sa u përket marrëdhënieve greko-shqiptare, dhe veçanërisht frytdhënëse për afrimin midis dy popujve.
“Rrugëtimi” është një libër që u vlen atyre që duan të bëjnë karrierë në institucionet publike, që duan të angazhohen në politikë, vlen për ata që duan të jenë lider në sipërmarrjet e tyre, vlen për ata që duan të jenë lider të jetës së tyre. Ka disa parime që lidhen me integritetin, të cilat vlejnë në çdo rast dhe për çdonjërin. Në momentet e tij më të...
Një udhëpërshkrim i mrekullueshëm i Amerikës: Mississippi/ Illinois/ Louisiana/ Arkansas/ Tennessee/ Texas/ Alabama/ Oklahoma/ Washington, D.C./ Nevada/ New York/ Maryland/ Florida/ Mexico/ Ontario, Canada/ Rhode Island/ New Jersey/ Pennsylvania/ St.Martin, Caribbean/ Connecticut/ Michigan/ Delaware/ Vermont/ Quebec, Canada/ Virginia/ Arizona/ California/...
Analizë e sfondit, hapësirës dhe fjalës të disa udhëheqësve gjatë fjalimeve të mbajtura në ditët e para të pandemisë Covid-19, për pandeminë Covid-19. Sipas rradhës Trumph, Merkel, Vucic, Rama dhe Kurti janë objektet e studimit. Kjo analizë rezulton të jetë e rëndësishme për këdo që përpiqet të deshifrojë në thellësi komunikimin dhe pushtetin.
Aleksandri III, (356-323 para Krishtit), mbreti i Maqedonisë, pas pushtimit të Greqisë nga babai i tij, Filipi II, e shndërroi atë në perandori duke u zgjeruar nga Ballkani në lumin Nil dhe në Himalaje, duke gjunjëzuar me dhjetëra miliona njerëzish përgjatë rrugës. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond dhe një çehre të kuqërremtë dhe...
Dy kryevepra të filozofisë botërore, “Apologjia e Sokratit" dhe "Simpoziumi" nga filozofi i antikitetit Platon, kanë rravguar në shqip përmes gjuhës së Lazër Radit, që e kthen imazhin e filozofit më të madh të të gjitha kohërave, Sokratin, në një veshje kuptimore të perceptueshme për të gjitha nivelet e leximit.