Ismet Mehmeti A-000004
Libër i ri
Janë dyzet poezi të shkruara me sqimën e një poeti. Emigranti, shtegtar i përjetshëm, midis brigjesh dhe ndarjesh, të cilit poezia i doli si ulërimë e shpirtit. Megjithatë vargjet e tij nuk janë rebele edhe pse ka jetuar midis sfidash.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | EMAL | |
| ISBN | 9789928045140 | |
Revolta e tij e brendshme kthehet në dhimbje kur e gjen atdheun, ashtu si e la vite më parë. Nuk ka poezi me tituj euforikë për atdheun dhe natyrën me stinët e lulëzuara. As detit romantik e plazheve diellore. Poezia e tijka dhimbje dhe mall nga shpërthejnë tallazet. Ku Ismet Mehmetin, më të tjerë shqiptarë,i hodhi tej dallga, e i shpërnguli shtrëngata si pulëbardhat në shtegtim. Ai jeton midis dy shtetesh e midis dy brigjesh, mes ndarjesh i trishtuar, mes dashurisë dhe shpresës për një fillim të ri.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 58 |
| ISBN | 9789928045140 |
| Redaktori | Demir Gjergji |
| Viti i Botimit | 2019 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |