Kërko më tej
Subcategories
Ky është një botim special i veprës kryesore të Gibran, shoqëruar edhe me meditime të tjera poetike, të cilat shquhen për fuqinë e dijes dhe mjeshtrinë e arsyes
Tregtari i Venedikut” është një nga komeditë më popullore të Shekspirit, që mendohet të jetë shkruar mes viteve 1596-1598.
Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Polaku Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm,...
Bazuar në shënimet prekëse të ditarit të 11-vjeçares Libby Scott, e cila rrëfen përvojën vetjake të autizmit, libri "A më shikoni mua?"'është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm, i fuqishëm dhe mbresëlënës I saj me autoren e famshme Rebecca Westcott. Ky libër do t'jua ndryshojë rrënjësisht mënyrën sesi mendoni për autizmin.
Një orë për të jetuar, një orë për të dashuruar: historia e vërtetë e dhuratës më të bukur të bërë ndonjëherë
Libri me poezi i titulluar “Por…” konsiston në 5 episode. Katër episode e para përmbajnë nga dhjetë poezi dhe skena nga episodet paraprake ka 10 poezi të përkthyera në gjuhën angleze. Pas çdo episodi, janë cituar nga dy thënie të këngëtarit legjendë, Jim Morrison.
Ky është vëllimi i dytë me poezi i Valmir Tertinit pas vëllimit “Por...” që vjen para lexuesve në dy gjuhë: shqip dhe anglisht. Ka 12 cikle apo qerthuj poetikë, përmes të cilave na njeh me shumë argumente nga jeta e shtresave të ndryshme, duke nisur nga ndjenjat vetjake dhe me përpjekjet e tij për të gjetur rrugëdalje në jetë.
Ky libër përmbanë kapituj bazik në rrugën e realizimit të një filmi. Studimet e gjata në procesin e bërjes së filmit, duke u ndaluar në të gjitha etapat e tij, që nga ideja, historia, editimi, teknologjia dhe përfshirja e ekspertëve në realizimin e tij. Një pergatitje nga Valmir Tertini, që u adresohet jo vetem studenteve të akademisë se arteve por edhe...
Studimi ‘Goethe dhe receptimi i tij në kulturën shqiptare’ është monografia e vetme që trajton çështjen e receptimit të kryeshkrimtarit gjerman në kulturën dhe letërsinë shqiptare.
Ky studim aq i cituar, i botuar edhe në antologji të studimeve postmoderne, trajton postmodernizmin si periudhë dhe si poetikë, duke ndjekur kronologjinë e diskutimit të këtij fenomeni dhe duke analizuar terminologjinë bazike të tij.
Ky libër është një përmbledhje tregimesh që rrëfejnë për të kaluarën dhe aktualitetin shqiptar, me një gjuhë të pastër dhe me një stil të pasur. Pjesa më e madhe e librit është novela “Muzikantët”, nga e ka marrë edhe titullin vepra, ndërsa tregimet e tjera janë: “Loja”, “Unaza”, “Pema në mes të sheshit” dhe “Të nesërmen e barbarëve”.
Përhumbjet e qenësishme gjunjëzoheshin përballë vetvetes. Rastësisht, pashë abstraksionizmin e Edi Ramës. Pikturat abstraksioniste janë figura gjeometrike që shprehin idetë e realiteteve dhe krijojnë mundësinë e interpretimeve nga më të ndryshmet. Edi Rama si askush tjetër në botë, realizon edhe trupëzimin abstraksionist. Bëra debate me piktorët dhe...
"Enver Hoxha", e para biografi, kontraverse, e shumëdebatuar, e bazuar në dokumentet e arkivit personal të diktatorit dhe në rrëfimet e atyre që e njohën dhe punuar për shumë vite me radhë. E shkruar në një stil gazetaresk, mbetet ndër librat referencial për të njohur botën e ndërlikuar të atij që sundoi për rreth 40 vjet Shqipërinë. Ky është botimi në...
"Mur" është një koncept i lëvizshëm për një realitet të lëvizshëm ndjesor, ku shenjë pas shenje apo reagim pas reagimi njeriu vetëshenjohet si ndërgjegje, si identifikim, ndaj dhe vjen një çast që kuptimit i jep një trajtë pengese teksa zgjedh një formë të shkruari, një shije/stil të caktuar, gjë që përbën një pasuri që nuk rri dot pa e ndarë me të...
Ky nuk është vetëm një botim historik për lexuesit e interesuar në historinë e Evropës Jug-Lindore. Në të përfshihen çështje rnë të gjera si: konvertimi fetar, "kriptolishtërimi" mes myslimanëve, metodat e skllavërimit brenda Perandorisë Osmane dhe natyrën e krijimit të mitit modern për identitetin kombëtar.
Epistolari përfshin periudhën 1897-1912 dhe përmban 145 letra, nga të cilat 89 letra e shënime janë të Faik Konicës, 55 letra janë të Baronit Zwiedinek (ose në emër të tij) dhe l letër e Dervish Himës për Faik Konicën (Letra 13). Përfshihen po ashtu të panumerizuara, si pjesë përbërëse e korrespondencës së Konicës, edhe dy letra, njëra e Visarion Dodanit...
Ky libër është një “vështrim provokues” për Zotin në zemër të tri religjioneve të mëdha monoteiste, nga koha e Abrahamit e deri më sot. Çfarë apo kush është Zoti? A ekziston vërtet Ai dhe, nëse po, pse? Çfarë sjell ekzistenca ose mosekzistenca e Tij për qenien njerëzore?