Irisoft Education eshte nje qender trajnimesh dhe botimesh ne fushen e formimit dhe edukimit profesional
“Anglishtja nuk është më gjuhë e huaj!” dëgjon shpesh sot të flitet në çdo ambient. Kjo mjafton për të treguar sa shumë e domosdoshme për të gjithë është bërë sot njohja e anglishtes, një premisë për të patur mundësi për të komunikuar në nivel ndërkombëtar e për të patur sukses në të gjitha fushat.
Libri trajton në menyrë të plotë dhe shumë profesionale të dyja lëndë duke i shërbyer maturantëve si një burim cilësor informacioni të vlefshëm, i cili do ti garantojë rezultate shumë të larta në të dyja lëndët.
Të gjitha vajzat në fillimet e veta duan të bëhen balerina. Ky libër është një mbështetje e ëndrrave të fëmijëve dhe një ndihmesë për prindërit, pasi është bërë plot përkushtim, profesionalizëm dhe pasion nga drejtoresha e shkollës së Baletit, Blerina Arbana
“Eja të luajmë” 3 është një libër me lojëra për t’u zhvilluar me fëmijët e moshës 4-5 vjeç. Njëherësh kjo është një zgjidhje për ti larguar ata nga kompjuteri dhe celularët, por edhe për të ndihmuar prindërit sesi të bëhen pjesë e aktivitetit bashkë me fëmijët e tyre
Në këtë libër do të gjeni këshilla dhe ndihmë për fëmijën tuaj. Është përzgjedhur dhe adresohet te ju, prindër, për tiu hequr dilemat dhe momentet më kritike gjatë prindërimit në hapat e para
Nëse shpirti dhe mendja e fëmijës nuk ushqehen me librin, muzikën, artin dhe njohuri të tjera shkencore, pra me të bukurën dhe të mirën, atëherë shpirti dhe mendja do të mbushen me pasione, frikëra e dyshime. Dhe këto nuk e lënë njeriun të emancipohet dhe të jetë njerëzor me veten dhe me të tjerët.
Botime IRISOFT EDUCATION sjell para lexuesve te vegjël, të cilët kanë dëshirë të nisin hapat e para drejt mësimit të gjuhës angleze, librin “First 1000 Words”.
Libri i recetave për fëmijët e moshës 0-3 vjeç iu vjen në ndihmë kryesisht nënave të reja dhe është konsultuar edhe me mjekë pediatër
Në ciklin e librave “Një muaj në kuzhinë”, jepen receta gatimi të orizit, të cilin me plot bindje, në mënyrë artistike, e quajnë “Bukuroshi i ujit, qejfliu i verës”. Ai “flirton” shumë mirë me zarzavatet, djathërat, mishin dhe peshkun...
Spageti dhe nuk ka tjetër...: Kështu po ndodh jo vetëm në tavolinat mesdhetare, por në mbarë botën po gjen përdorim dhe konsumim, edhe falë mjeshtrisë së shefave të kuzhinës. Këtë cilësi te amvisat në çdo shtëpi synon të rrisë edhe ky libër recetash
Tashmë, dihet: Nuk do të ketë kurrë një drekë të suksesshme nëse nuk e fillojmë me një supë të mirë dhe të shijshme! Pjesë e këtij suksesi dhe e kësaj shijeve plot shëndet është edhe kjo guidë:
Cila është shtëpia jonë; toka në të cilin jetojmë, por edhe dielli që na ndriçon, bashkë me planetet e tjera. Këto pyetje thelbësore, filozofike dhe kurioze i bëjnë fëmijët më shpesh dhe më natyrshëm se ne të rriturit, - prandaj ky set me dy libra iu vjen në ndihmë të vegjëlve që janë në sistemin parashkollor
Ky është një set që përmban tre libra, me kosto tejet ekonomike, që duhet të jenë në kuzhinën e çdo familje shqiptare. Janë të paktën 120 receta gatimesh mesdhetare, tej mase të përshtatshme, plot shëndet dhe të realizueshme për secilin prej nesh.
Ky është libri i parë në fushën e kuptimit dhe mënyrës së ndërtimit të shtetit. Është teksti që nisin të gjitha teoritë politike për shtetin dhe organizimin e tij. Kryevepra e Platonit vjen në shqip përmes përkthimit për herë të parë nga origjinali, nga greqishtja, duke dhënë garanci te lexuesi për cilësinë dhe konceptet
Ky libër duhet të jetë në çdo shtëpi: Nëse jo ndodh një incident, një problem shëndetësor, bie zjarr, përmbytje, gaz, etj., kjo guidë iu vjen si zgjidhje ideale për të dhënë ndihmën e parë