I ri Mos bjer në dashuri me mua Shiko më të madhe

Mos bjer në dashuri me mua

Nicola Yoon BOT0243

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autorja bestseller ndërkombëtar, Nicola Yoon vjen me një tjetër libër në shqip, por kësaj radhe me një roman për dashurinë. Ai është vlerësuar një roman i gjallë, shpresëdhënës që eksploron identitetin, familjen, dashurinë për shkencën e dashurisë dhe shkencën në përgjithësi, lëndën e errët dhe lidhjen mes tyre

Më shumë detaje

45 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
Fletët352
ISBN9789928002747

1 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

PJESË NGA LIBRI

NATASHA: Unë jam një vajzë që beson te shkenca dhe faktet. Jo te risku. Dhe as te fati. Apo tek ëndrrat, që nuk mund të bëhen kurrë realitet. Tek e fundit nuk jam ajo lloj vajze, e cila takon një djalë të lezetshëm në një nga rrugët e mbushura me njerëz të qytetit të Nju Jorkut dhe bie në dashuri me të. Aq më tepër kur familja ime pas dymbëdhjetë orësh do të kthehet në Xhamajkë. Rënia në dashuri me të nuk mund të jetë historia ime.

DANIELI: Unë kam qenë gjithnjë djali i mirë, studenti i mirë, që i ka përmbushur gjithnjë pritshmëritë e larta të prindërve. S’kam qenë kurrë poet. As ëndërrimtar. Por, kur e pashë atë, u harrova krejt. Diçka te Natasha më bëri të mendoja se fati kishte gatitur diçka përtej të zakonshmes për ne të dy.

UNIVERSI: Çdo moment në jetët tona na ka sjellë në këtë moment të vetëm.

Një milion të ardhme shtrihen përpara nesh. Cila do të jetë e ardhmja e vërtetë?

VLERËSIME RRETH LIBRIT

“Një libër që flet për shumë faktorë që ndikojnë në rënien në dashuri, ashtu siç na tregon edhe për aktin vetë. Dashamirësit e romanit të parë të Nicola Yoon-it “Ne jemi gjithçka” do të gjejnë shumë gjëra që do t’u pëlqejnë dhe do ta shohin se është padyshim një vazhdim edhe më i fuqishëm.”

— Entertainment Weekly

“I tejkalon kufijtë e një libri për të rinj si një histori njerëzore për rënien në dashuri dhe përpjekjet për të kërkuar të ardhmen.”

— POPSUGAR.com

“Një roman i gjallë, shpresëdhënës që eksploron identitetin, familjen, dashurinë për shkencën e dashurisë dhe shkencën në përgjithësi, lëndën e errët dhe lidhjen mes tyre. Ai shkëlqen.”

— SHELF AWARENESS

“Prekës, që të mban pezull.”

— Publishers Weekly

“Lirik dhe gjithëpërfshirës, plot me shpresë, zemërcopëtues, tregon për fatin. . . dhe rrahjen universale të zemrës njerëzore.”

— Booklist

“I freskët dhe imponues.”

— The Horn Book

“Me një apel si ndaj cinikëve ashtu edhe romantikëve, ky eksplorim i thellë i jetës dhe i dashurisë ushqen realitetet e vrazhda me bukurinë e shpresës në një mënyrë që është thellësisht

prekëse dhe e këndshme.”

— Kirkus

“Një histori dashurie që është inteligjente pa qenë cinike, prekëse, pa teprime dhe veleritje në të gjitha gjërat.”

— The Bulletin

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët352
ISBN9789928002747
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIrena Dono
RomanRomancë&Pasion