I ri Cmim i reduktuar! Sfide deri ne puthjen e fundit Shiko më të madhe

Sfide deri ne puthjen e fundit

Anna Premoli BOT0699

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Mbretëresha e romancës italiane vjen me një tjetër roman, ku në qendër është një histori dashurie e pazakontë: Të gatshëm të ndeshen dhëmb për dhëmb, po ta lypë nevoja. E megjithatë diçka e thellë i bashkon.

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928005618

1 080 Lekë

-10%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Alisia Garsia dhe Anderson Dagllasi vijnë nga dy botë kryekëput të ndryshme, e megjithatë takimi i tyre i parë – gjatë një mbrëmjeje galá – është i destinuar të mbetet i paharrueshëm. Andersoni, pinjoll i një familjeje të fuqishme të Xhorxhias, është kthyer në Atlanta për të organizuar një mbledhje fondesh në vend të gjyshit, senator prej dekadash, por për momentin jashtë loje për shkak të një problemi shëndetësor.

Kurse Alisia "ka hyrë tinëz" në festë për të marrë vesh ndonjë të fshehtë nga krahu politik kundërshtar.

Teorikisht Andersoni dhe Alisia s'kanë asgjë të përbashkët, përkundrazi, janë armiq të shpallur. E megjithatë duket sikur është e shkruar që rrugët e tyre  të kryqëzohen në shumë raste të tjera.

Po sikur në fund të zbulonin që idetë e tyre s'janë dhe aq të ndryshme, të paktën jo për gjithçka?

 Të ndryshëm si nata me ditën në gjithçka, thuajse "armiq".

PERSHTYPJE

"Të gjithë e kanë një superhero, disa Supermen-in, disa Ëonder Ëoman-in, të tjerë Cristiano Ronaldo-n, i imi është Anna Premoli."

Federica Bosco

"Anna Premoli është e zonja ta kredhë gjininë rozë kombëtare në sugjestione ndërkombëtare dhe të ngulitura thellë në shpirtin e kohës sonë."

La Repubblica

"Anna Premoli shkruan për dashuri dhe të rrëmben e të bën për vete. Është shkrimtarja jonë më e pëlqyer!"

Rai 2, Domani è domenica

Të dhëna

Faqe352
ISBN9789928005618
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRomancë&Pasion