I ri Plotës qe më lene Shiko më të madhe

Plotës qe me lene

Esmeralda Shpata BO1993

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër I kemi quajtur “tregime”, por në të vërtetë këto krijime – të një lloji të shkurtër që jo rrallë arrijnë shkurtësinë maksimale – i përkasin një zhanri të vështirë për t’u përkufizuar.

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928861078

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

I kemi quajtur “tregime”, por në të vërtetë këto krijime – të një lloji të shkurtër që jo rrallë arrijnë shkurtësinë maksimale – i përkasin një zhanri të vështirë për t’u përkufizuar.

Skica? Proza poetike? Parabola? Tregime të shkurtra? Ato, në thelb, dallohen për një koncentrim të madh të fjalës dhe të mendimit, një ekonomi të habitshme fjalësh. Autorja zotëron mjeshtërinë e koncizitetit. Krijimet e saj janë tablo të vogla plot forcë shprehëse. Brenda një hapësire të shkurtër – herë-herë tej mase të shkurtër – ndeshim thellësi mendimesh, bulëzim ndjenjash, pasuri simbolesh, herë një ironi në caqet e sarkazmit që përshkon tejpërtej shkrimin.

Realiteti që gjejmë në këto krijime është një realitet kaotik. A është realiteti i viteve të vështira të tranzicionit pasdiktatorial në Shqipëri, të një lirie që jo rrallë degjeneron në anarki, të një bote kundërvlerash ku vlerat humbasin?

Pa dyshim, ky realitet është i pranishëm në shndë- rrimin që i bëri arti. Njëkohësisht, tok me realitetin shqiptar, këtu ndeshim një realitet më të gjerë, realitetin e një armiqësie midis njeriut dhe mjedisit, realitetin e një bote kundërvlerash, një bote absurde, një bote që humbet besimin te njeriu në shkallë planeti, një realitet europian dhe botëror.

Të dhëna

Faqe286
ISBN9789928861078
Viti i Botimit1 dhjetor 2025
GjuhaShqip
StatusiI ri