I ri Mars, ke qe ne mars qe kercen vals Shiko më të madhe

Mars, ke qe ne mars qe kercen vals

Enxhi Drapi A-008358

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Mars, ke që në Mars që kërcen Vals, titullohet libri i ri nga Enxhi Drapi, i cili sapo ka dalë në treg. Ky botim është një vëllim me poezi të cilin ne të gjithë e prisnim me shumë kërshëri, sa nga fakti se autorja na kishte lajmëruar disa kohë më parë se po punon për të, po aq edhe nga kurjoziteti që kishim për ta lexuar Enxhin në poezi, pas suksesit që pati me romanin e saj të parë të titulluar “Diku ku dielli nuk perëndon”.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Emal
ISBN9789928 048912

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mars- i i Enxhit është sa një dhuratë për të gjithë ne, vlerë e shtuar e letërsisë cilësore, po aq edhe dedikim për mamanë e saj e cila quhet Marsela, gjë e cila tërhoqi vëmendjen sepse për të disatën hërë ajo zgjedh t’i dedikojë suksesin e saj mamasë së saj që mesa duket është mbështëtja e saj më e madhe.

Marsi që kërcen Vals ka tërhequr vëmendjen e shumë kritikëve duke përmendur këtu shkrimtarin Agron Shele, Agim Lika, Kurt Kola.

“…“Nëse poezia nuk lind me të njëtën natyshmëri si gjethet e një peme, më mirë të mos lined fare”- John Keats. Jo pa qëllim e citova këtë shprehje të Keats, pasi në frymën përshkruese të autores gjen natyralizëm dhe ndjesi të njëjtë, e cila vjen në mënyrë krejt spontane, merr formë, strukturohet dhe prek tematikën e jetës, me të gjitha ngjyrimet dhe dritëhijet, e dukshme dhe përjetuese, si në një vegim dhe meditim që kërkon të zbardhë idetë dhe mesazhin e përcjellur. Perfomimi i Enxhit në poezi ka dhe një sërë prezantimesh brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në anglisht dhe në Antologji Ndërkombëtare, përvojë kjo që ka ndikuar dukshëm në formimin, por dhe sfidën e përballjes me artin bashkëkohor sot…” – Agron Shele

“…Mjeshtërisht Enxhi arrin që edhe në poezitë me varg të lirë të na “qerasë” me proza poetike të rrallëpara për nga stili, gjë që vjen prej shkallës së lartë të vetëkërkesës artistike, sqimës së spikatur letrare, si dhe përmes kultivimit libresk vetjak. Dhe kjo përbën një tjetër risi të fortçmueshme!…” – Agim Lika

“…Ti Helen je Shekspiriane: “pak fjalë e shumë Art”. Vargu jot është mahnitës, të depërton thellë në shpirt dhe të jep freskinë dhe forcën që I nevojitet çdo inividi. Kushdo që do marrë në duar shkrimet e tua është me fat, sikurse unë që pata fatin t’i lexoja poezitë “Mars” – it tënd para të gjithëve!…” – Kurt Kola.

Simboli i këtij libri është lulja e Qershisë, e cila është e preferuara e Autores dhe jemi të bindur se shumë shpejt do kthehet edhe në të preferuarën tuaj. Një libër në qendër të së cilit përveçse fshihet femra, fshiheni ju dhe emocionet tuaja. Me anë të “Mars” Enxhi vjen para lexuesit me një përmbledhje poetike, duke artikuluar një individualitet në lëndën dhe ndjesitë që përcjell, në perdorimin e mjeteve poetike dhe në fuqinë komunikuese që ka për të ndërvepruar me lexuesit. Në vargun e saj spikat aftesia për të ndërtuar imazhe përmes metafores dhe guximi për të prekur fenomene apo ngjarje që jo çdo autor do guxonte të publikonte.

 

Të dhëna

Faqe128
ISBN9789928 048912
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë