Ditar i shkurtër kufijsh Shiko më të madhe

Ditar i shkurter kufijsh

Gazmend Kapllani NER0004

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Gazmend M. Kapllani, filozof dhe rrëfimtar, ka rrëfyer përmes një historie mes të shkuarës dhe të tashmes një ëndërr dhe një realitet, një absurd dhe një komedi, që vallëzojnë pafundësisht lëkurës së njeriut. “Ditar i shkurtër kufijsh” sjell absurdin e një sistemi pa liri dhe odisenë e pafundme të emigrimit. Ka pranuar fatin që i ka rënë për vendin ku ka lindur dhe “kohën-diktaturë”, por ka tentuar të jetë edhe zoti i fatit të tij, duke tentuar të vendosë për atë që duhet të arrijë

Më shumë detaje

12 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

NERAIDA
ISBN9789928227058

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Pjesë nga libri

Kufijtë nuk i adhuroj. Që të jem i sinqertë as nuk i përçmoj. Thjeshtë i kam frikë dhe ndihem keq kur gjendem fillikat me ta. E kam fjalën, kryesisht për kufijtë e dukshëm, gjeografikë, ata që ndajnë nga njëri-tjetri vendet, shtetet, kombësitë. Akoma edhe sot, në një botë kuy kufijtë po bëhen gjithmonë e më shumë porozë, kur i kaloj më kaplon një ndjenjë e çuditshmel një përzerje çlirimi dhe drojtjeje. Kjo ndodh ndoshta për shkak të pasaportës që mbart me vete. Sidoqoftë, jam mësuar tashmë që kufijtë të më shohin me dyshim. Unë i shoh ata me përvëlim, me padurim që të kaloj në anën tjetër, kurse aa më vështrojnë thuajse gjithmonë me armiqësi ose me përçmim. Unë mundohem t’i mar me të mirë, ti bind, se nuk rrezikojnë prej meje, por ata sajojnë gjithmonë ndonjë pretekst për të mër përzënë ose për t’iu shmangur një marrëdhënie të barabartë me mua.

THANË PËR LIBRIN

“Gazmend Kapllani kombinon humorin absurd të George Mike në librin “Si të jesh i Huaj” me meditimin filozofik të Milan Kunderës.... Ky libër flet për një histori kolektive nëpërmjet një rrëfimi personal”.

The Indipendent

“Një rrëfim personal brilan, shpotitës, lozonjar. Kapllani rrëfen emigracionin si askush më parë

Lisa Appignasesi

“Ky libër është shkruar me dorë të lehtë dhe zemër të rëndë

The Guardian

Një libër origjinal, njëkohësisht i ndjeshëm kritik dhe i distancuar

Le Monde

Në një roman plot humor absurd Kapllani rrëfen odisenë e emigracionit me vetëbesimin e një njeriu që ia ka dalë mbanë dhe me vetëdijen e dikutj që ka pranuar se fati i të huajit do ta ndjekë kudo.

La Repubblica

Ditar i shkurtër kufijsh është shkruar me një gjuhë të disiplinuar, me një vetësarkazëm therëse dhe mbi të gjitha me një forcë të jashtëzakonshme emocionale dhe bindëse.

Eleftheriotypia

                                              

Të dhëna

Faqe230
ISBN9789928227058
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori