Faqja e fundit Shiko më të madhe

Faqja e fundit

Gazmend Kapllani A-001591

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Përmes personazheve që mbartin brenda tyre sekrete të dhembshme dhe tragjeditë e shekullit XX, Kapllani rinderton historinë e një familjeje që fsheh origjinën e saj. Ai rrëfen historitë e një babai dhe të birit, që iu mbijetojne regjimeve mizore dhe një epoke të trazuar falë pasionit dhe dashurisë për librat dhe gjuhët.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928356482

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Melsi, gazetar dhe shkrimtar shqiptar qe jeton në Greqi prej njëzet vjetësh, kthehet me ngut ne vendlindje, pasi merr vesh vdekjen enigmatike të të atit në Shangai. Për njezet e pesê dité ai përballet me burokracité rraskapitëse te shtetit shqiptar për të sjellë trupin e pajetë të të atit në Tiranë.

Në shtëpinë atërore, rrethuar nga orendi që i duken si fantazma të heshtura, Melsi nis të rrëmojë në kujtimet e fëmijërisë. Papritur, mes tyre ai gjen një fletore shënimesh, që e çon në një zbulim tronditës për të atin dhe familjen e tij.

Mendime për "Faqja e fundit":

"Një shkrimtar i përmasave te mëdha, që duhet zbuluar menjëherë."

- Le Courrier des Balkans

“Kapllani tregon në mënyrë origjinale dhe prekëse pasojat e historisë mbi fatin e individit."

- Notes bibliographiques

“Ajo që shijoj më shumë te romanet dhe esetë e Kapllanit është mënyra sesi e sheh Shqipërinë dhe Greqinë: me një naivitet gjenial. Ky ish-nënshtetas i Shqipërisë totalitare, me një liri të për t'u adhuruar, sfidon ato që më shumë se gjithçka tjetëri kufizuan dikur jetën: kufijtë, të cilët regjimi komunist në Shqipëri u përpoq t'ia bënte të pakalueshëm."

- Anna Damianidi, Protagon

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe138
ISBN9789928356482
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë