I ri Lavanderia e Diellit Shiko më të madhe

Lavanderia e Diellit

Robert Aliaj Dragot A-007581

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Robert Aliaj kthehet në lagjet e Tiranës, në një kohë kur përgjohej edhe lindja e diellit, kur në shtëpi fliteshin dy versione të shqipes, një private dhe një publike, dhe kur edhe e qeshura më e pafajshme mund të peshonte sa një tradhti.

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928868312

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ka fëmijëri që nuk maten me vite, por me dritë: me orën e artë kur dielli zbret mbi kalldrëmin e një lagjeje të vogël dhe të gjitha hijet zgjaten mbi muret e pupulit.
Këto tregime autobiografike janë një përpjekje për ta rrokur me fjalë thelbin më të vërtetë e të dhimbshëm të jetës: heshtjen e një babai, duart e një nëne që lë shënime mes rreshtave të librave “për më vonë”, një aeroplan që nuk fluturon kurrë dhe djalin që ulet në buzë të pistës për ta parë. Nga vrimat e një muri, nga dritarja e mjegulluar e një banje, nga ëndrrat që askush nuk i mban dot nën kontroll, fëmija mëson atë që nuk mund t’ia marrë njeri: të ndiejë, të vëzhgojë, të imagjinojë.
A është kujtesa një mënyrë për ta jetuar të kaluarën deri në fund, apo për t’i shpëtuar asaj edhe një herë? Libri nuk përgjigjet, dhe pikërisht aty qëndron ndershmëria e tij: secili gjen mënyrën e vet për të jetuar me atë që i ka ndodhur. Dhe ajo mënyrë nuk gjykohet.
Një libër për një brez të burgosur që mësoi të heshtë dhe për fëmijën që, mes të njëjtave mure, nuk reshti kurrë së ëndërruari.
Pavarësisht përpjekjeve, ëndrrat më futeshin fshehurazi në mendje, si era që depërton nëpër të çarat e mureve, dhe gjenin rrugën
edhe përmes hapësirave më të vogla të jorganit të vjetër. Në atë endacakëri shpirtërore isha më pranë vetvetes se kurrë. Sepse në ëndrrat e mia kisha qenë gjithmonë i dyzuar: njëkohësisht krijues dhe endacak.Të ëndërrosh do të thotë të jetosh më plotësisht. Si mund të ndryshosh realitet pa rrokur qoftë edhe për një çast atë që qëndronpërtej tij? Ka beteja që nuk mund t’i fitosh dhe ëndrra nga të cilat nuk mund të heqësh dorë. Ndoshta ky është mësimi më i vyer që mund të nxjerrësh: ka pjesë të shpirtit që nuk pranojnë të dorëzohen, edhe kur gjithçka tjetër përreth është bërë shkrumb e hi.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe330
ISBN9789928868312
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip