I ri Gjerdani Shiko më të madhe

Gjerdani

Selma Dino BDI0980

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Selma Dino, bija e vetme e dy prindërve të arsimuar e me kulturë perëndimore, lindi në Tiranë, më 1954-n. Në vitin 1979 përfundoi studimet në Universitetin e Mjekësisë dhe më pas specializimin për gjinekologji. Në vitin 1991, pas ndryshimit të sistemit, largohet nga Shqipëria me bashkëshortin po mjek dhe djalin e vogël, duke emigruar në Milano, Itali. 

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994308125

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pas disa vitesh të vështira, arrin ta barasvlerësojë diplomën e saj në Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë së Milanos, gjë që i dha mundësinë të ushtrojë profesionin e saj aq të dëshiruar të mjekes.

Saga “Pasdite në kopshtin e shtëpisë”, me dy personazhe kaq të bukur në qendër, vijon të na mbajë mbërthyer që nga pjesa e parë “Piktura”, e pastaj “Muri” i ndarë në dy vëllime. Perlati dhe Ana tashmë janë në Shqipëri, për shkak të disa rrethanave fatkeqe. Regjimi komunist është instaluar në një Shqipëri të rraskapitur nga lufta dhe askush nuk mund të thotë se ç’do të ndodhë në të ardhmen. Kjo trajtohet në këtë pjesë të tretë, e cila ashtu sikurse dhe tek të tjerat, të lë me një ankth dhe shumë pyetje se ç’do të bëhet më pas.

Të nesërmen, teksa kalonin në Rrugën e Postës, një grup njerëzish ishin mbledhur para derës së dyqanit të argjendarit. Disa ndaleshin aty për pak, disa thjesht ngadalësonin hapin për të shuar kuriozitetin. Asgjë e veçantë nuk kishte ndodhur: ngjarja nuk e vlente kohën e tyre. Kish vdekur një reaksionar, një shfrytëzues, një shushunjë që kishte vënë pasuri mbi kurrizin e tyre… Ai qen kish bërë mirë që kish vdekur…

Saga “Pasdite në kopshtin e shtëpisë” është botuar në gjuhën shqipe me vëllimet: 1. Piktura; 2. Muri-Vëllimi 1 –Vëllimi 2; 3. Gjerdani. Së shpejti “Kthimi në kopsht”.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe390
ISBN9789994308125
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip